Sunday, May 19, 2024

Mungesa të rëndësishme në sfidën Vllaznia-Kukësi, ja si rreshtohen skuadrat

Lexo

Vllaznia-Kukësi është një nga 3 sfidat e sotme në Superligë, e vlefshme për javën e 33-të. Ndeshja do të luhet në “Loro Boriçi” e do të nisë në orën 19:45. Të dyja ekipet do të kërkojnë me çdo kusht fitoren pasi është një përballje direkt për zonën e Europës.

Si Vllaznia ashtu edhe Kukësi kanë mbyllur përgatitjet për këtë takim dhe do të kenë disa mungesa të rëndësishme. Në kampin shkodran, Gjurgjevic është mungesa e sigurt për shkak dëmtimi, ndërsa Latifi edhe pse jo në 100% do të grumbullohet e do të jetë në stol.

Kukësi do të ketë edhe më shumë mungesa. Ndreca dhe De Lucas janë të pezulluar me kartona, kurse Tafas dhe Shkurtaj nuk ia dalin të jenë gati. Të dy lojtarët janë bashkuar në ditët e fundit me ekipin, por me shumë mundësi do të ngelen jashtë për këtë ndeshje pasi kanë kohë pa luajtur dhe nuk janë rikuperuar ende në 100% e formës.

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Bulatovic, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Da Silva, A.Hoxhaj, Kruja, Aralica.

Kukësi: Xhika, Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Musta, Sh.Taipi, Gj.Taipi, Bahtiri, Basa, Fejiao, Milunovic.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img