Vllaznia fitoi dje me Laçin 2-1 pas 120 minutave lojë në finale, duke fituar Kupën e Shqipërisë. Në “Air Albania”, shkodranët përmbysën kurbinasit me golat e Hoxhajt dhe Adilit, duke mbajtur sërish trofeun e Kupës për të dytin vit radhazi.
Një nga heronjtë e këtij takimi, vlonjati Ardit Hoxhaj duket se do jetë pjesë e shkodranëve edhe për sezonin që vjen. Sulmuesi anësor ka rinovuar edhe për një tjetër sezon me kuqeblutë, duke qëndruar në Shkodër për vitin e tretë radhazi.
Tej ofertave nga Turqia verën e kaluar, duket se financat e shëndosha në Shkodër kanë bërë që titullarët mos e mendojnë largimin dhe të pranojnë kontratat e reja.