Thursday, May 2, 2024

Vazhdon gëzimi i trofeut në Shkodër, protagonisti i Kupës rinovon dhe një vit me Vllazninë

Lexo

Vllaznia fitoi dje me Laçin 2-1 pas 120 minutave lojë në finale, duke fituar Kupën e Shqipërisë. Në “Air Albania”, shkodranët përmbysën kurbinasit me golat e Hoxhajt dhe Adilit, duke mbajtur sërish trofeun e Kupës për të dytin vit radhazi.

Një nga heronjtë e këtij takimi, vlonjati Ardit Hoxhaj duket se do jetë pjesë e shkodranëve edhe për sezonin që vjen. Sulmuesi anësor ka rinovuar edhe për një tjetër sezon me kuqeblutë, duke qëndruar në Shkodër për vitin e tretë radhazi.

Tej ofertave nga Turqia verën e kaluar, duket se financat e shëndosha në Shkodër kanë bërë që titullarët mos e mendojnë largimin dhe të pranojnë kontratat e reja.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img