“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Herald Markun. Mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve duke i dhënë mundësi Markut jetë një lojtar i lirë.
FK Partizani falënderon Herald Markun për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierën e tij sportive.”
Ky është njoftimi zyrtar që FK Partizani ka publikuar pak më parë duke njoftuar ndërprerjen e marrëdhënieve me Herald Markun.
Kaq ka mjaftuar dhe futbollisti në fjalë, me dokumentacionin personal në duar si futbollist i lirë dhe pa detyrime kontraktuale me Partizanin, të udhëtojë drejt qytetit të Shkodrës, ku edhe ka mbërritur pak minuta më parë.
Në zyrat e KF Vllaznia është gjithçka për nënshkrimin e kontratës dy palëshe duke zyrtarizuar kësisoj Herald Markun si futbollist të Vllaznisë. Njoftim që pritet të mos vonojë shumë për t’ia përcjellë publikut.
Në këtë mënyrë, nesër në mëngjes, në autobusin e Vllaznisë që pritet të udhëtojë drejt Rinasit për të fluturuar në Austri ku do të zhvillojë fazën themelore përgatitore të pragndeshjeve europiane, do të jetë edhe futbollisti më i ri i Vllaznisë, Herlad Marku.