Friday, April 26, 2024

Vllaznia prezanton zyrtarisht, Herald Markun. Një vit kontratë me të drejtë zgjatje edhe një vit tjetër

Lexo

Ndonëse publikisht mes drejtuesve të Partizanit dhe atyre të Vllaznisë dukej se kishte ndonjë debat sipërfaqësor në lidhje me transferimin e Herald Markut, nga të kuqtë tek kuqeblutë, realisht një gjë e tillë ishte punë e kryer prej ditësh.

Ajo që nuk tingëllonte fort normale, ishte se pikërisht ai që reagonte nga kampi i Partizanit për ndërhyrje të presidentit të Vllaznisë, Alban Xhaferi, në punët e brendshme të Partizanit për deri sa Marku ishte nën kontratë me të kuqtë, ishte drejtori i Partizanit, Elton Marini, pikërisht ai që është menaxheri i Herald Markut, ai që dy vite më parë fotografohej me Markun në momentin e prezantimit te Vllaznia.

Megjithatë, mbrëmë, aty rreth orës 21:00, Herald Marku ka kryer procedurat e zyrtarizimit ku me praninë e zëvendëstrajnerit Auron Miloti, ka fiksuar fotot e prezantimit me uniformën e Vllaznisë për një një kontratë të re me skuadrën kuqeblu.

Ndonëse, Herald marku është pronë e menaxherit Marini, mbrëmë ai nuk ka preferuar të jetë i përfshirë në fotot e kontratës së re, duke qënë se tashmë ka marrë edhe një detyrë shumë të rëndësishme si drejtor i FK Partizani, rivalit kryesor të Vllaznisë në kampionatin shqiptar.

Ndonëse, gjithçka është mësuar që prej mbrëmjes së djeshme, drejtuesit e klubit kanë lënë mëngjesin e së mërkurës për ta hedhur postimin zyrtar në faqen zyrtare të KF Vllaznia.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e akordit me futbollistin Herald Marku. Mesfushori shkodran rikthehet nê skuadrën tonê sërish duke firmosur një kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër.

KF Vllaznia i uron Heraldit një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqeblu dhe të gjithë së bashku të përjetojmë të tjera emocione suksesesh.

Mirë se erdhe në shtëpinë tënde Herald Marku!”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit kuqeblu.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img