Disfata në Conference League mesa duket që ka sjellë ndryshime tek klubi i Laçit. Shpëtim Duro është emri i rradhës që largohet nga ekipi kurbinas. Mesa bëhet e ditur në shtypin e shkruar Duro ka ndërprerë bashkpunimin me ekipi e Laçit.
Një vendim i marrë nga vetë tekniku Duro, pas atij eleminimi të dhembshëm në 30 minutat e fundit ndaj Petrocub. Shpëtim Duro ka qenë pjesë e Laçit për dy sezone duke arritur pjesmarrjen në Kupat e Europës dhe kalimin e tureve. Tashmë pritet të shikojmë se ku do të jetë aventura e re e trajnerit Shpëtim Duro.