Karateistja e talentuar nga fshati Baqel i Lezhës, Mikela Skandaj, e cila jeton prej vitesh me familjen e saj në Itali vazhdon të shkëlqejë në Kampiontet italiane, por edhe në Kampionatet Europiane dhe Botërore, ku ajo është fituese e medaljeve të arta në peshën e saj si dhe nënkampione bote.
Suksesi më i fundit është ai i zhvilluar në Vilafranca të Italise për llogari të Kampionatit Italian të Karatesë. Një aktivitet ky ku morën pjesë mbi 700 sportistë nga vende te ndryshme të Italisë dhe si zakonisht Mikela Skandaj është e padiskutueshme në përballjet me kundërshtaret e saj.

Referuar garave në fjalë, Mikela Skandaj garoj në peshat 60 kg në dy stile të ndryshme, kata dhe kumite. Edhe pse ajo është pjesë e grupmoshave 16-17 vjeçe, trajnieri i saj kishte vendosur të eksprementoj me talenten lezhiane duke e aktivizuar atë në një grupmoshe më të lartë, në grupmoshen 18 vjeçare për t’i dhënë asaj më shumë besim në të ardhen.
Dhe, falë një forme shumë të mirë sportive, me klasin e saj të lartë të interpretimit të luftës sportive, Mikela Skandaj arriti t’i fitoj të gjitha ndeshjet duke u ngjitur katër here në podium si fituese e medaljeve të arta.
E veçanta e këtij suksesi kishte të bënte me atë që garat kanë filluar në orën 9 të mëngjesit duke përfunduar rreth orës 20:00 të darkës, çka do të thote se ndeshjet e Mikeles ishin shumë të ngjeshura gjatë konkurimit.
Dhe, përpos kësaj, ashtu si edhe në garat e mëparshme, karateisja lezhjane ballafaqohet me gjykime jo të drejta ku dallohet qartë tendenca për ta frenuar në rrugën e suksesit të saj.
E tillë ishte edhe ndeshja e finales së tretë për titull kampion, ku sipas informacionit ndodhi një episod i çuditshem.
Pasi kishte fituar dy medalje te arta dhe po zhvillonte ndeshjen finale per medaljen e trete, arbitrat nisen penalizimin me pa të drejtë të Mikeles, ku kulmi arriti në fund të takimit.
Kur mungonin vetem 5 sekonda loje dhe Mikela e udhehiqte ndeshjen me rezultatin 3 me 1, juria fik ekranin duke fshirë pikët në tabelën elektronike.
Një veprim që u kundërshtua nga vetë Mikela dhe trajneri i saj. Rasti në fjalë mori vemendjen e gjyqtarisë qëndrore të kampionatit si dhe të Federatës përkatëse italiane, dhe pas një analize të gjatë të gjyqtarisë, duke verifikuar pamjet filmike përkatëse, iu dha e drejta Mikeles duke e korurëzuar me medaljen e artë në këtë peshe, e cila ishte e treta për kampionen shqiptare të Italiasë.
Ne garen e fundit Mikela mori pjese në grup moshen 18 vjeçe, ku arriti të triumfoje me një dominim të plotë ndaj kundërshtares së saj duke siguruar fitoren e finales së katërt rradhazi.
Një sukses ky i merituar për karateisten shqiptare nga fshati Baqel i Lezhës, Mikela Skandaj, e cila në total ka një bilans shumë pozitiv duke numëruar 78 medalje të fituara gjatë karrieres sportive.
(Video) Pamje nga ndeshjet e karateistes shqiptare, Mikela Skandaj, e cila fitoi 4 medalje të arta në Kampionatin Italian të karatesë, mun t’i ndiqni në kianalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


