Edmond Doçi është trajneri më i suksesshëm i Akademisë së Futbollit Vllaznia për sezonin e kaluar. Nën drejtimin e tij, Vllaznia U-17 fitoi dy trofetë më të rëndësishëm të sezonit, u shpall kampione e Shqipërisë dhe fitoi Kupën e Shqipërisë. Është kjo arsyeja që drejtuesit e Klubit të Futbollit Vllaznia besuan tek Doçi duke e emëruar atë në krye të Vllaznisë U-19. Për Doçin drejtimi i Vllaznisë U-19, primar nuk është fitimi i trofeve, por më shumë përgatitja dhe kalimi i sa më shumë futbollistëve në ekipin e parë.
Pozitive për Doçin është se në ekipin U-19 do të ketë mundësinë të punojë me një pjesë të madhe të atyre futbollistëve që ka drejtuar sezonin e kaluar me Vllazninë U-17.
Në stafin e Edmond Doçit në drejtimim e Vllaznisë U-19 është edhe zv.trajneri Malvin Macerovi, trajneri i portjerëve, Ali Shpuza dhe përgatitësi atletik, Fatjon Kadija.
Më gjërësisht, ndiqni intervistën e plotë që trajneri Edmond Doçi, ka dhënë për portalin Veriu Sport.
(Video 1-Prononcimi i Edmond Doçit, pas marrjes së detyrës si trajner i ekipit Vllaznia U-19)
(Video 2-Prezantimi i trajnerit Edmond Doçi me ekipin Vllaznia U-19)