Nga Fatos LAMAJ – Uniforma e re e Luftëtarit, hap debate në mjedisin sportiv gjiokastrit. E vështirë të quhet kjo fanella e Luftëtarit kur mungojnë dy elementët kryesor të identitetit të klubit: fanella reale dhe stema zyrtare!

Lexo

- Reklamë -spot_img

E vështirë të quhet kjo fanella e Luftëtarit kur mungojnë dy elementët kryesor të identitetit të klubit: fanella reale dhe stema zyrtare.

Luftëtari është një klub me histori, traditë dhe një identitet të krijuar ndër vite. Stema nuk është thjesht një logo që mund të ndryshohet sipas dëshirës por një simbol që përfaqëson klubin,qytetin dhe breza të tërë lojtarësh dhe tifozësh. E njëjta gjë vlen edhe për fanellën,e cila duhet të ruaj lidhjen me ngjyrat dhe traditën karakteristike të Luftëtarit.

Në këtë stemë ka megjithatë një element të veçantë dhe të lidhur fort me Gjirokastrën Argjiroja figura legjendare me të cilën lidhet edhe emri i qytetit të gurtë. Është një simbolikë e bukur dhe me kuptim kombëtar,por vetëm prania e Argjiros në stemë nuk mjafton që kjo të konsiderohet stema reale e Luftëtarit.

Mund të bësh një fanellë moderne,mund të sjellësh elemente të reja dhe mund të përfshish simbole të Gjirokastrës, por identiteti  historik i klubit nuk duhet të humbas. Sepse në fund pyetja që lind është e thjeshtë: Ku është Luftëtari që njohin tifozët?

Një klub nuk përfaqësohet vetëm nga emri apo nga një simbol i bukur. Përfaqësohet nga historia, ngjyrat dhe stema që tifozët dhe lojtarët ndër vite kan mbajtur në zemër.

Pyetjet që na vijnë në kokë jan të shumta por dy kryesoret jan: Kush e hodhi këtë ide për fanellën e Luftëtarit? Dhe pse u zgjodh kjo ngjyrë dhe kjo stemë e një ekipi simbol në futbollin shqiptar.

Sipas disa hulumtimeve të bëra e gjithë kjo rrjedhë si pasoj e borxheve që ekipi i vjetër i cili u shkri ka ndaj FSHF. Për mendimin tim kjo nuk qëndron pasi FSHF nuk të merr për bazë ty stemën, fanellën apo logon e klubit, kështu që ata ideator të këtyre ndryshimeve të kërkojnë falje publike ose të mos dalin në publik më, sepse gjithë tifozët jan kundër këtyre ndryshimeve.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img