Monday, November 25, 2024

Miqësorja Itali-Shqipëri U19, kuqezinjtë humbin 2-0 në Koverçano

Lexo

Itali-Shqipëri 2-0(Shënues: Kumi 35’, Ignacchiti 38’)

Formacioni i Shqipërisë: Simoni Simoni, Arlind Kurti, Daniel Hysaj, Romeo Abazaj, Bilario Azizi, Albion Kurbasha, Gjergji Kote, Kevin Shkurti, Renaldo Torraj, Rrok Toma, Alessio Vrioni. Trajner: Armando Cungu

Kombëtarja shqiptare U-19 ka zhvilluar pasditen e sotme miqësoren me Italinë U-19, që u zhvillua në qendrën e Koverçanos në vendin fqinj. Përfaqësuesja kuqezi u mund me rezultatin 2-0 nga bashkëmoshatarët italianë, në një test mjaft të vlefshëm për stafin teknik të drejtuar nga trajneri Armando Cungu. Ndeshja u ndoq edhe nga trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, i cili ishte i pranishëm në tribunën e stadiumit për të monitoruar kuqezinjtë e vegjël.

Shqipëria U-19 e nisi sfidën me këtë formacion: Simoni Simoni, Arlind Kurti, Daniel Hysaj, Romeo Abazaj, Bilario Azizi, Albion Kurbasha, Gjergji Kote, Kevin Shkurti, Renaldo Torraj, Rrok Toma, Alessio Vrioni.

Nisja është pozitive për kuqezinjtë që tregohen të barabartë me italianët, madje në një moment rrezikojnë edhe me sulmuesin Rrok Toma, që i afrohet golit. Gjithsesi, italianët arrijnë të krijojnë superioritet me kalimin e minutave dhe arrijnë të kalojnë në avantazh dhe dyfishojnë para përfundimit të pjesës së parë, që u mbyll me shifrat 2-0 për vendasit. Golat u shënuan në minutat 35 dhe 38 nga Kumi dhe Ignacchiti.

Në pjesën e dytë trajneri Cungu bën gradualisht zëvendësime, duke hedhur në fushë edhe lojtarët që kishte në dispozicion. Në minutën e fundit Italia U-19 shënon edhe golin e tretë me anë të Raimondos. Përtej rezultatit testi me një rival prestigjioz si Italia ishte mjaft i vlefshëm për të parë gjendjen e përfaqësueses U-19 në prag të nisjes së sezonit futbollistik dhe kualifikueseve të Kampionatit Europian 2022/2023. Kuqezinjtë që janë shortuar në Grupin 7 me Belgjikën dhe Spanjën. Sfidat e këtij grupi do të luhen në Belgjikë në datat 21 dhe 24 shtator.

Ndërkaq, të enjten është radha e Kombëtares U-18 të drejtuar nga trajneri Ardi Behari të luajë miqësoren me Italinë U-18 po në Koverçano.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img