Friday, April 26, 2024

Futboll Femra-Miqësore Europiane në “Fadil Vokrri”. Vllaznia mund KFF Ep Com Hajvalia 1-0. Vendos goli i Megi Doçit 70’

Lexo

KFF Ep Com Hajvalia-Vllaznia  0-1

(Shënues: Megi Doçi 70’)

Formacioni i Vllaznisë: Rexhepi, Maliçi, Curraj, Gjergji, Knox, Franja, Halilaj, Patterson, Gjini, Shala, Doçi. Trajner: Nikolin Leka(U aktivizuan gjatë ndeshjes: Mc Clure, Shala, Saranoviç, Ramadani, Kodra, Borci, Vuksani)

Vllaznia e futbollit të femrave ka ditë të tëra që përgatitet për kompeticionin shumë të rëndësishëm europian, Ligën e Kampioneve të futbollit të femrave, ku në kuadrin e Grupit të 10-të eleminator do të përballet me datë 21 gusht me fituesen e çiftit, Breznica (Mali i Zi)- Spartak Myjava (Sllovaki).

Dhe, pas ngarkesave fizike dhe teknike të marra në Shkodër, një miqësore luksi e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit kosovar, Prishtinë, nuk ka ku shkon më mirë.

Përballë Vllaznisë, kampione 9 herë radhazi e Shqipërisë ka qënë një tjetër skuadër konkuruese Ligën e kampioneve të Europës Futboll Femra,, KFF Ep Com Hajvalia e Kosovës.

Trajneri kuqeblu, Nikolin Leka e nisi ndeshjen duke pasur në portë Rexhepin. Në mbrojtje Maliçi, Curraj, Gjergji dhe Knox. Në mesfushë kapitenia Esmeralda Franja, Halilaj dhe Patterson dhe në sulm Gjini, Shala dhe Doçi. Një formacion ky, që me të gjitha gjasat do të jetë edhe për ndeshjen zyrtare të 21 gushtit, i cili mund të gërshëtohet edhe me emra të tillë si Mc Clure në portë, si dhe Shala, Saranoviç, Ramadani, Kodra, Borci Dhe Vuksani, të cilat u aktivizuan në pjesën e dytë.

Një pjesë e parë, e cila edhe pse u dominua tërësisht nga skuadra kuqeblu, u mbyllë në barazim me rrjeta të paprekura, 0-0. Ndërkohë, për të zhbllokuar rezultatin e takimit ka menduar Megi Doci, e cila në minutën e 70-të godet fort dhe saktë portën kundërshtare duke bërë që topi të përfundoi në rrjetën e Hajvalisë.

Gol ky që ka mjaftuar për të vulosur fitoren e Vllaznisë me rezultatin 0-1. Fitore morale kjo e skuadrës kuqeblu, e cila pritet të shërbejë pozitivisht për ndeshjen zyrtare të 21 gushtit.

Por, pa shkuar tek 21 gushti, sfidë e cila do të luhet shtetin fqinjë të Malit të Zi, Podgoricë ose në Bodva, përballë fitueses së çiftit Breznica (Mali i Zi)- Spartak Myjava (Sllovaki), presidenti i Vllaznisë ne futboll për femra ka siguar edhe një tjetër miqësore luksi.

Përballë skuadrës kuqeblu, këtë radhë do të jetë Mitrovica, ndeshje kjo e cila pritet të luhet të hënën e ardhshme në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, duke filluar nga ora 18:00.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img