Për trajnerin e Skënderbeut, Memelli, edhe pse diferencat mes dy skuadrave janë të dukshme, ai është i kënaqur për atë që dha në fushën e lojës skuadra e tij. Por, sipas tij, të tre golat e pësuar në portën e Skënderbeut kanë ardhur si pasojë e gabimeve të futbollistëve të tij. Gjithësesi, ai e pranon se Vllaznia ka synime të tjera në Superiore për titullin kampion dhe nga ana tjetër Skënderbeu me të tjera synime dhe objektiva që nga kategoria e parë të rikthehet shumë shpejt në Superiore.
(Video: Prononcimi i trajnerit Migen Memelli pas humbjes në miqësoren me Vllazninë, 2-3)