Kukësi-Tirana 1-1(Shënues: Daci 3′ / Xhixha 56′)
Kukësi: Tafas, Ndreca, Tiago Ferreira, Ilieski, Moraesh, Kote (Giasi 64’), Taipi, Haxhiu, Hasaj (Zivkoviç 77’), Basha (Berisha 67’), Daci. Trajner: Skënder Gega
Tirana: Bekaj, Najdovski, Behiratçe, Lukman (Gjumsi 85’), Ismajlgeci, Aleksi, Qefalia (Hila 88’), Kallaku, Hasani, Xhixha, Seferi. Trajner: Orges Shehi
Gjyqtar: Enea Jorgji(Elbasan)
Ka startuar pasditen e sotme Kampionati Kombëtar i futbollit për Kategorinë Superiore, i 84-tërti për nga radha me ndeshjen më të rëndësishme të javës së parë, atë Kukësi-Tirana. Sfida e luajtur në “Kukës Arena” është mbyllur në barazim 1-1, në një ndeshje ku prototagonist ishte futbollisti i Kukësit, Klejdi Daci, i cili me golin e shënuar në minutën e tretë bëhet kështu golashënuesi i golit të parë shënuar vetëm tre minuta nga starti i takimit. Por, nuk mjafton me kaq, sepse Daci do të jetë protagnonist i statistikës edhe si ndëshkuesi i parë me karton të kuq në këtë kampionat, kur gjyqtari Enea Jorgji e largon nga fusha në minutën e 71-të për një gjest anti-sportiv.
Sa i takon ndeshjes, me atë që u pa në fushën e lojës, minutat e parë janë të vendasve, jo vetëm se arrijnë të kalojnë në avantazh me anë të Dacit, por edhe me disa aksione të tjera të rrezikshme drejt portës së Bekajt. Megjithatë, Tirana vjen duke e rritur së tepërmi nivelin e lojës së saj dhe me rastet e shumta të krijuara në portën vendase , sidomos një flagrant i Kallakut, i ka mundësitë të barazojë, por krahas të tjerave pengesë bëhet edhe forma perfekte e portjerit Tafas.
Gjithësesi, 1 me 0 për verilindorët mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që 45 minutat e dyta janë thuajse të gjitha të miqve nga kryeqyteti, të cilët duke përfituar nga një ulje e ndjeshme e ritmit kuksian, arrijnë të barazojnë në minutën e 56-të me anë të Xhixhës.
Kuksianët ndëshkojnë vetveten, kur në të 71-tën, pikërisht ai që shënoi golin e avantazhit, Daci tregohet shumë i papjekur duke mos kontrolluar nervat gjatë përplasjes me Esenin e Tiranës. Një gjest antisportiv krejtësisht i panevojshëm e ndëshkon atë me karton të kuq duke e lënë skuadrën me dhjetë lojtarë në fushën e lojës.
Avantazhin numerik nuk arrin ta shfrytëzojë Tirana, e cila edhe pse ka dominimin në fushën e lojës, goli i dytë nuk del në dritë. Presioni i në minutat shtesë ndoshta është disi i vonë, pasi kuksianët arrijnë ta mbajnë në fuqi barazimin 1-1, madje duke gjetur mundësinë të rrezikojnë edhe pse me një futbollist më pak.