Tuesday, October 8, 2024

Barazimi 1-1 në “Kukës Arena”, flasin pas ndeshjes trajnerët, Gega dhe Shehi

Lexo

Barazimi i sotëm me rezultatin 1 me 1 i regjistruar në stadiumin “Kukës Arena” në mes ekipit vendas Kukësi dhe Tiranës mysafire në javën e parë të kampionatit të ri 2022-2023, është komentuar në mynyra të ndryshme nga trajnerët kundërshtarë. Duke folur për mikrofonin  e “Over Sport”, Skënder Gega i verilindorëve dhe Orges Shehi i bardhebluve kryeqytetas, thanë: 

Skëndër Gega(Trajner i Kukësit)

“Mendoj se e filluam mirë, ekipi jonë është i ri ishte ndeshja e parë dhe nuk ishim të plotë, kam besim të plotë që gjerat do të shkojnë më mirë. Kemi vetëm pak stërvitje së bashku, por ky nuk është justifikim prisja më shumë nga ekipi. Kemi punuar fort dhe në fazën përgatitore, pash shenja lodhje ndoshta dhe kartoni i kuq ndikoi, e ndëshkoi ekipin, por nuk u dorëzuam. Unë mendoj se këta që luajtën duhen të përmirësohen, duke analizuar me qetësi kemi besim se do të përmirësohemi. Deri në fund të merkatos do të shikojmë për diçka shtesë ku mund të përmirësohemi, por dhe për ata që kanë ardhur nuk ka munguar besimi dhe suporti nga grupi. Është koha për të lëvizur për më lartë. Patjetër, aksionin nuk e pash, pash vetëm pjesën e parë kur mori një të shtyrë, por nga ato që më thanë djemtë dhe reagimi i tij mendoj se ishte i drejtë. Ai do të mësojë, ishte një dënim për ne, kemi dhe ne rregullat tona, megjithatë ai është i ri luftoi dhe jam i lumtur për këtë gjë. Ai këmbënguli për atë që donte, por këtë herë nuk ishte e nevojshme. Janë të rinj dhe këto janë gabime nga të cilat do të mësojnë. Thash që nuk jam i kënaqur nga një pjesë e madhe sepse kur ke pritshmëri të madha këto ndodhin. Unë e analizoj gjithçka deri përpara kartonit sepse ai krijoj superioritet në numër të Tirana dhe u pa lodhja e skuadrës. Janë disa element që janë stërvitur me mirë, por nuk po përmend emra, por dhe presioni ishte tek disa që janë lider sepse presioni është i madh. Rasti i Dacit e tregon, ishte hera e parë dhe për të dhe do të ketë përmirësim. Kemi dhe Giasin i cili është një lojtar me shumë kualitet. Mendoj se ne këtë ndeshje ka nota pozitive dhe pika e marrë dhe vështirësitë do të na ndihmojnë të përmirësohemi. Duhej që loja në të dy pjesët të ishte e një trajtshme pasi kur mban një ritëm të njëjtë ke më shumë mundësi. Problemet filluan që nga mbrojtja si në rastin e qendërmbrojtësve që disa topa na vendosën në vështirës. Por në fund i gëzohemi sinjaleve pozitiv që morëm edhe në pjesën e dytë. Një ekip i mirë që ka besim i bën të dyja pjesët. Jam shumë besimplotë që skuadra do të përmirësohet dhe Kukësi do të bëjë futbollin më të mirë të mundshëm. Nuk është sekret çdo njeriu që vjen te Kukësi i kërkohet maksimumi dhe për shkak të investimeve që janë bërë. Nuk mund të fshihet dëshira është për titullin kampion. Objektivat janë dhe do të shikohet ndeshje pas ndeshje se ku jemi vërtetë. Si në rastin e sotëm ku tre pikët do të kishin dhënë qetësi, por çdo ndeshje duhet marrë njëra pas tjetrës. Dhe me ardhjen e lojtarëve të rinj dhe ata ekzistent më përmirësimin e harmonisë mes reparteve mendoj që kemi mundësi të jemi aty ku pretendojmë. Ne kërkojmë maksimumin e kemi genetike. Patjetër që ka dëshira nuk mund ti kontrollosh të gjitha ne jemi të vetëdijshëm, nuk është presion, kur kam qenë në fushë presioni i tifozëve më ka shtyrë gjithmonë të jap maksimumin. Duke ardhur dhe duke u përmirësuar do ti tregojmë atyre që jemi aty ku duhet. Deri në fund është rrugë e gjatë duhet të marrim gjithçka hap pas hapi.”

Orges Shehi(Trajner i Tiranës)

“Meritonim pak më shumë se mendoj se bëmë më mirë. U shfaqëm më shpesh te porta kundërshtare, u shfaqëm edhe pastër. Por na penalizoi një gol shumë i shpejtë, që në minutat e para. Ishim në gjumin e drekës akoma. Pësuam një gol që nuk na falet. Behiratçe po vuante topin pas shpine, po vuante qarkullimin e topit, nuk po ndërronim krahun e lojës, nuk shkoi kurrë në dyfishim dhe e ndërruam. Vura një lojtar me këmbën e majtë, siç është Iseni që ka ardhur vonë e i duhet përshtatje. Taulanti dihet që është lojtari ynë kryesor dhe deri më 31 gusht, nuk jemi të qetë nëse do ikë apo do të rrijë. Duhet falënderuar se ka qenë një periudhë prej 15 ditësh pa stërvitje, bisedova me të dje dhe ai kishte dëshirë të ndihmonte skuadrën. Kur kundërshtari mbetet me 10, sigurisht që mbyllet mbrapa. Ne kërkonim që mbrojtësit të dilnin lart, edhe pse disa herë nuk morën vendimet e duhura. Nuk është se kemi kontingjent, të paktën për sulmin, vetëm Gjumsin kishim që futëm në fushë. Mendoj se nuk duhet të rrezikonim me qendërmbrojtësit në fund, se qendra duhet të jetë gjithmonë e sigurt, se ndoshta kur mundohesh të fitosh në fund, mund të ndëshkohesh. Ju e dini shumë mirë si është futbolli modern. Ne jemi klube që ku të gjejmë të transferojmë lojtarë. Sa jam këtu, Tirana vazhdon e transferon lojtarët. Ka lojtarë që kërkohen jashtë, mua më prish punë shumë se është lojtari kryesor edhe sa i përket grupit. Por trajneri nuk mund të këmbëngulë patjetër, se e dini shumë mirë se sa mirë është të transferohen jashtë. Tirana sot u shfaq mirë, kemi ndryshuar edhe koncept loje, nuk është e lehtë. Kishim 4-5 lojtarë të rinj në formacion që kanë ardhur së fundmi dhe duhet kohë, na jep shpresë. Jam i kënaqur se dolëm shpesh para portës. por çdo gjë do kohën e vet, që të përmirësojmë disa gjëra. Do të përmirësojmë manovrën sulmuese. Ne kemi ndryshuar shumë me 5 të rinj në formacion që duan përshtatje, Vuajmë pak në qendër të mbrojtjes se Hoxhallari na ka lënë goxha boshllëk e nuk jemi ku duhet se duam të ndërtojmë lojën nga poshtë. Do të mundohemi të përmirësohemi, shpresojmë që gjërat e mira t’i përmirësojmë e minimizojmë gabimet si mos përqendrimi e komunikimi, se e filluam 1-0 për kundërshtarin në stadiumin e tyre, aq më tepër që është një kundërshtar direkt”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img