Tuesday, November 26, 2024

(Video) Taekwondo-Shembull për t’u ndjekur. Mbi 500 fëmijë stërviten çdo ditë në palestrën e Vllaznisë. Flet K/Trajneri kuqeblu, Elion Puka

Lexo

Ajo çfar po ndodh me sportin e Taekwondosë në Shkodër është një shembull për t’u ndjekur. Nga një sport që nuk njihej shumë në qytetin verior, i pasionuari Elion Puka arriti ta ngrejë në majat më të larta të cilësisë dhe masivitetit. Këtë e tregojnë trofetë e shumtë që ekipi i Vllaznisë ka fituar gjatë viteve të fundit, në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare.

Krahas të tjerave, ajo që e bën të veçantë klubin e taekëndosë në Shkodër është puna me moshat. Mbi 500 sportistë të vegjël, vajza dhe djem stërviten çdo ditë nën drejtimin e kryetrajnerit Elion Puka, njëkohësisht edhe trajner i ekipit kombëtar.

Në ndihmë të professor Pukës tashmë është edhe një staf teknik i zgjeruar, mes të cilave edhe Nejla Uruçi, e rritur në këtë palestër dhe tashmë, krahas studimeve në universitet, drejton seancat e ekipeve zinxhir.

Përpos sportistëve të vegjël të qytetit të Shkodrës që nga mosha 4 vjeçare, Puka vlerëson edhe zgjerimin që po merr ky sport edhe në zonën e Bushatit me punën e mirë që po bën trajneri Nikolin Përzefi.

Gaspër MARKU

(Video 1)-Intervista me K/Trajnerin e Vllaznisë në Taekwondo, Elion Puka.

(Video 2)-Pamje nga stërvitja e moshave të vogla të Vllaznisë në Taekwondo.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img