Sunday, April 14, 2024

(Intervista) Miloti: Vllaznia, sot për fitore ndaj Kukësit. Drejtori sportiv i kuqebluve, pranon zhgënjimin e javës së kaluar me Erzenin dhe garanton kthesen ndaj verilindorëve

Lexo

Sa të zhgënjyer jeni si staf për humbjen e Vllaznisë në javën e parë?

Nuk mund të themi se jemi të zhgënjyer, por të surprizuar nga kjo ndeshje. Shumë gjëra mund të ishin bërë më mirë.

Çfarë nuk shkoi në start ndaj Erzenit?

Në këtë takim të javës së parë nuk shkoi asgjë siç duhet. Këtë gjë e dimë ne si drejtues, por edhe vetë lojtarët.

A i keni vënë piketat ku duhet përmirësuar ekipi për të dielën?

Humbja me Erzenin duhet të shërbejë si shembull, ku duhet të mësojmë gabimet e bëra dhe të reflektojmë direkt për takimin e ardhshëm.

Të dielën prisni Kukësin, si parashikoni këtë sfidë?

Është një ndeshje që ne e luajmë në fushën tonë dhe para tifozërisë, që e kemi armën më të fortë. Si ekip duhet të japim maksimumin që këtë ndeshje ta fitojmë. Është një përballje e fortë, sepse edhe Kukësi ka një ekip shumë të mirë.

Meqë luani në shtëpi, a është Vllaznia më e favorizuar për fitoren?

Në çdo ndeshje, të gjitha ekipet futen në fushë me një qëllim: për të fituar. Ndaj, ne duhet të futemi në lojë për të dhënë gjithçka. Kemi besim te skuadra dhe të dielën do të reflektojë dhe do të japim maksimumin tonë për ta fituar këtë ndeshje.

A pritet ndonjë përforcim në fund apo grupin e quani të konsoliduar?

Ky grup i ka cilësitë e duhura për të arritur objektivat që ne kemi. Edhe kështu si jemi, mendoj se do të arrijmë objektivat që kemi.

Sezonin e keni nisur me humbje. Si drejtues i skuadrës, a e shikoni Vllazninë si pretendente për titull në sezonin e ri?

Është shumë herët të mendosh që tani a jemi apo s’jemi pretendetë për titull. Ne e shikojmë skuadrën me kontingjentin që kemi, ku synojmë të dalim me sukses në çdo ndeshje.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img