Tuesday, November 26, 2024

Humbja me Partizanin, Vukicevic: “Na mungoi agresiviteti, lojtarët ishin poshtë nivelit të tyre”

Lexo

Partizani ka fituar 1-0 me Laçin për javën e dytë të Superligës. Në Elbasan Arena ka vendosur një gol i Skukës në minutën e 44. Ka qenë vetë sulmuesi që ka fituar penalltinë, me VAR që ka komunikuar me arbitrin Shahini për 11 metërsh.

Skuka nuk gabon, duke i dhënë tri pikë të tijve. Edhe në pjesën e dytë Demat kanë dominuar me lojë dhe raste, teksa në fundin e ndeshjes mund të dyfishonin me Hotin dhe Carën.

Pas dy javësh, Partizani me dy fitore merr kreun e Superligës me gjashtë pikë, ndërsa Laçi me tri pikë ndodhet në vendin e pestë.

Pas ndeshjes për Oversport foli trajneri i Laçit, Dejan Vukicevic.

“Nuk më kanë pëlqyer shumë gjëra sot, uroj Partizanin për fitoren. Na mungoi agresiviteti dhe qarkulllimi, nuk ishim të qartë dhe shumë lojtarë kanë qenë poshtë nivelit të tyre, ndaj humbëm. Humbëm duelet me lojtarët e Partizanit, mesi i fushës ishte shumë keq.

Të varur nga Mazrekaj? Jo, nuk mendoj kështu. Futbolli është një sport kolektiv, të gjithë presim shumë. Mazrekaj është një lojtar i madh dhe nga ai presim gjithmonë më shumë.

Mesi i fushës dhe numrat? Ishim përgatitur mirë për këtë duel. Më vjen keq se me topin në këmbë nuk bëmë asgjë mirë. Ata kanë pasur katër në mesin e fushës, ne dilnim edhe me pesë.

Nuk varet vetëm nga mesi i fushës, e dinim si do luanin ata. Ne kemi mënyrën tonë. Babatunde, Mazrekaj dhe Spahiu bënin edhe pjesën e mesit të fushës. Pas penalltisë reaguam, por ishte pak për të ndryshuar fatin e ndeshjes”, tha malazezi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img