Thursday, May 16, 2024

Colella: “Jam i gëzuar për tri pikët, punojmë për këto gjithë javën, kemi rrugë të gjatë përpara”

Lexo

Partizani ka fituar 1-0 me Laçin për javën e dytë të Superligës. Në Elbasan Arena ka vendosur një gol i Skukës në minutën e 44. Ka qenë vetë sulmuesi që ka fituar penalltinë, me VAR që ka komunikuar me arbitrin Shahini për 11 metërsh.

Pas dy javësh, Partizani me dy fitore merr kreun e Superligës me gjashtë pikë, ndërsa Laçi me tri pikë ndodhet në vendin e pestë.

Pas ndeshjes për Oversport foli trajneri i Partizanit, Colella.

“Tri pikë dhe vendi i parë? Nëse e mbyllim kështu me gjashtë pikë, do rrëzohemi (qesh). Kemi bërë një ndeshje të mirë, punë kemi para për të bërë. Më ngrohin rastet sepse kishim mundësi ta mbyllnim me një tjetër gol.

Një skuadër duhet të punojë përtej lojtarëve cilësorë që ka kundërshtari. Tranzicioni negative, kjo është ajo që do përmirësojmë. Mazrekaj është i shkëlqyer, ne duhet të funksionojmë si ekip duke vlerësuar çdo lojtar kundërshtar.

Rastet e humbura? Jam i gëzuar për tri pikët, punojmë për këto gjithë javën. Jam i qetë, kemi punë për një rrugë të gjatë përpara.

Ky është ekipi i Collela në 100 përqind? Trajneri që ka qenë më parë ka bërë një punë të mirë. Dua t’i jap meritat atij sepse ekipi po bën mirë. Kërkoj që të fus konceptet e mija që kam për ekipin.

Kur skuadra funksionin, janë të gjithë repartet në rregull. Si mesi i fushës edhe sulmi. Mendjen te ndeshja e ardhshme”, tha Colella.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img