Tuesday, November 26, 2024

(Video) Drejtori sportiv i KF Vllaznia, Auron Miloti, flet në pragndeshjen, Tirana-Vllaznia(Të premten, ora 16:00 në “Selman Stermasi”)

Lexo

Tirana-Vllaznia, është ndeshja që hap serinë e takimeve të javës së tretë të Abissnet Superiore, në një duel ku kuqeblutë kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv. I këtij mendimi është edhe drejtori sportiv i KF Vllaznia, Auron Miloti.

Interesant është fakti që tre drejtuesit kryesor të stafit teknik, Miloti, Josa dhe Sinani kanë luajtur që të tre për Tiranën dhe të premten kërkojnë të mundin ish skuadrën e tyre.

Fitorja e javës së dytë ndaj Kukësit ka dhënë efektet e duhura në aspektin psikologjik, të cilën Vllaznia do ta shfrytëzojë edhe për këtë përballje.

Në vijim, Miloti flet edhe për dëmtimet në skuadër, ku për Latifin konfirmon se nuk luan me Tiranën, ndërkohë që Hakaj pritet të jetë i gatshëm.

Miloti flet edhe për merkaton, e cila mbyllet sot, dhe sipas tij, Vllaznia nuk pret të ketë ndonjë lëvizje të re.

Në mbyllje, Miloti ka edhe një mesazh falenderimi për tifozërinë, e cila, si gjithmonë pritet të jetë pranë skuadrës për t’i dhënë mbështetjen e duhur në arritjen  e rezultatit pozitiv.

Ndeshja, Tirana-Vllaznia, fillimisht u tha se do të luhej në “Air Albania”, por me një vendim të dytë, është vendosur të luhet në stadiumin “Selam Stërmasi” të kryeqytetit në orën 16:00.

(Video) Drejtori sportiv i KF Vllaznia, Auron Miloti, flet në pragndeshjen e Abissnet Superiore, Tirana-Vllaznia

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img