Wednesday, May 8, 2024

Zyrtare, shkodrani Marçelino Preka firmos për 4 vite me Partizanin, me opsion edhe për një vit tjetër

Lexo

Realisht, që Marçelino Preka do të kalojë nga Bylisi tek Partizani ka rreth dy muaj që diskutohet mes dy klubeve përkatëse. Për t’u vendosur përfundimisht një marrëveshje e tillë është dashur një darkë e gjatë në një nga lokalet luksoze të Jugut të Shqipërisë ku në fund dy presidentët, Besnik Kapllanaj i Bylisit si mbajtësë i kartonit të Prekës dhe Gaz Demit të Partizanit që kishte hedhur në tavolinë ofertën, t’i jepnin dorën njëri tjetrit duke mbyllur një punë të mirë të tria palët, përfshirë edhe vetë Marçelinon.

Një veprim dhe vendim ky, që Veriu Sport ia përcolli ekskluzivisht publikut. Mandej, gjatë paraditës së sotme ka ardhur deklarata zyrtare e FK Bylis ku konfirmonte transferimin e mbrojtësit Preka nga klubi ballshiot tek të kuqtë.

ZYRTARE!
Klubi ynë njofton shitjen e Marçelino Prekës te klubi i Partizanit.

Arrihet marrëveshja për transferimin e mbrojtësit 19-vjeçar, një prej talenteve më premtues të skuadrës sonë dhe futbollit shqiptar, pjesë e Shpresave U-21, Marçelino Preka, në klubin e Partizanit.
Kishte një interesim konkret prej dy muajsh nga ana e drejtorit sportiv të klubit të Partizanit, Z. Elton Marini i deleguar nga presidenti i skuadrës së kuqe, Z. Gazmend Demi, për të hyrë në tratativa me klubin tonë dhe presidentin Besnik Kapllanaj për transferimin e Prekës.
Në parim marrëveshja ishte dakordësuar dhe sot transferimi falë përkujdesjes së klubit tonë dhe vetë presidentit Besnik Kapllanaj në bashkëpunim edhe me zyrtarët e klubit të kuq është zyrtarizuar. Duam të sqarojmë se grupe të ndryshme menaxheriale kanë tentuar të infiltrohen në këtë marrëveshje, por çdo gjë është arritur fal marrëveshjes midis dy klubeve. Deri më sot të gjjthë menaxherët kanë patur vetëm fjal dhe asgjë konkrete lidhur me lojtarin në fjal.
Nga sot, Marçelino Preka është zyrtarisht lojtar i Partizanit.
FK BYLIS i uron suksese Marçelino Prekës, dhe pse jo eksperienca në një nga klubet e njohura dhe me histori në vendin tonë, t’i shërbejë që së shpejti ta shohim në një klub dhe kampionat të njohur jashtë vendit! Në të njejtën kohë i jemi mirënjohës ndërmjetësit Gëzim Hysaj, babai i kapitenit të kombëtares Elseid Hysaj, për ndihmën e dhënë në kohën që talenti Preka firmosi 2-vite më parë në klubin tonë.
Suksese kampioni Marçelino Preka!

Por, për ta finalizuar gjithçka në mënyrë zyrtare duhej pritur edhe firma mbi kontratën e re të FK Partizanit që ka ardhur pasditen e sotme në mjediset e klubit të kuq me drejtorin sportiv Elton Marini dhe pjesëtarë të tjerë të administratës së Partizanit, e cila e bën Marçelino Prekën për 4 vite pjesë të skuadrës kuqe, me opsion për rinovimin edhe të një viti tjetër të pestë. Dhe, menjëherë pas saj, edhe fotot zyrtare që shoqërojnë shkrimin në fjalë.

𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄

𝐌𝐀𝐑𝐂̧𝐄𝐋𝐈𝐍𝐎 𝐏𝐑𝐄𝐊𝐀 𝐕𝐈𝐒𝐇𝐄𝐓 𝐈 𝐊𝐔𝐐

FK Partizani njofton arritjen e trasferimit të lojtarit Marçelino Preka. Mbrojtësi i talentuar 19 vjeçar bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës pozitive me ekipin e Bylis. Preka i cili është njëkohësisht kontigjent i ekipit tonë përfaqësues U-21 do të jetë pjesë e të kuqve për 4 sezonet e ardhshme me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.

#MirësevjennëfamiljenekuqeMarçelinoPreka

#PërjetMeTyPartizan

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img