Partizani-Vllaznia 2-2(Shënues: Çarçani 14’, Hodo 24’(p)/ Pusi 50’, Pjeshka 82’)
Partizani: Hoxha, Çarcani, Zuna, Zekolli, Shpuza, Çela, Hodo, Dhimitri, Koni, Shuli, Arapi. Trajner: Gerd Haxhiu
Vllaznia: Shkoza, Xhilaj, Paloka, Shimaj, Dulaj, Musaraj, Bizi, Osmani, Pusi, Mujaxhi, Bushaj. Tranjer: Elvis Plori
Gjyqtar: Daniel Vrapi, Bledar Mesi, Xhuljan Roshi, Anxhi Lushi
Delegat: Krenar Alimehmeti
Ka nisur sot Kampionati Kombëtar i futbollit për kategorinë Superiore të 21 vjeçarëne. Partizani-Vllaznia ishte ndeshja që kalendari i Superiores për U-21 kishte rezervuar për javën e parë.
Ndeshja, e luajtur në fushën e Kompleksit të ri të FK Partizani, nis e vrullshme për të dy ekipet që me kalimin e minutave, skuadrat tentuan të gjejnë avantazhin dhe ky nuk vonoj. Minuta 14 kombinim Zuna-Hodo-Çarçani me këtë të fundit që e sheh veten përballë portierit Entoni Shkoza duke e dërguar topin në fund të rrjetes.
Pas pësimit të golit, u mendua se do të reagonin shkodranët, por në të 24-tën minutë Zekolli hedh një kros në zone, aty ku Hodo në një dyluftim me Klejdi Paloken rrëzohet në hyrje të zonës së rreptësisë dhe per arbitrin Vrapi ka penallti. Gjuajtjen nga pika e bardhë e merr përsiper Hodo, i cili nuk gabon për të mbyllur pjesën e parë në shifrat 2-0 për të besuarit e Gerd Haxhiut.
Pjesa e dytë nis si e para me aksione një pas një, por 30 minuta nga fundi, një aksion pa shumë pretendime i Vllaznisë, shkodranët arrijnë të realizojn golin e parë. Është Dulaj që në minutën e 50-të, pason bukur për Pusin, i cili me një driblim fantastik del përball portierit vendas të Partizanit dhe ngushton shifrat në 1-2.
Shkodranët e dejtuar nga trajneri Elvis Plori, marin zemer dhe 8 minuta pas golit të parë është Pjeshka që pas krosimit nga këndi barazon shifrat në 2-2.
22 minuta luftë dhëmb për dhëmb mes lojtarëve të të dyja ekipeve por gjithçka mbyllet mes spektaklit në barazim 2-2.
Fatos LAMAJ