Tuesday, November 26, 2024

Abissnet Superiore-Një panoramë e tre javëve të para të kampionatit për dhjetë skuadrat konkuruese

Lexo

  1. Partizani

Me ndryshime të shumta në lojtar dhe në stafin teknik. Partizanit duket se gjithçka po i ecen për mbarë. Rruga, këto 3 javë ka qënë e leht, eksperienca dhe  mirmenaxhimi nga ana e stafit ka bërë që të kenë këtë efektivitet. Një fjale e urtë thotë: dielli duket që në mëngjes dhe deri në këto momente, kjo shprehje u shkon përshtat kryesuesve aktual të kampionatit.

  1. Vllaznia

Shkodranët me një strateg si Mirel Josa në krye hasën vështirësi në lojë javën e parë të kampionatit, por gjithçka ndryshoj shumë shpejt dhe Vlaznia mori veten duke reaguar në të gjitha mënyrat, me mbështetjen  e tifozërisë jashtë dhe brenda Shkodrës si dhe serioziteti i drejtuesve në zhvillimet e merkatos e bëjnë Vllazninë një nga pretendentet kryesore për të fituar titullin, dhe pse ende ka rrugë të gjatë deri në fund.

  1. Erzeni

Hirushja e superliges në këtë sezon futbollistik. Një ekip i ndërtuar rishtazi, madje deri para hedhjes së shortit diskutonte ekzistencen si ekip. Lojtar që se njohin njëri-tjetrin, por trajneri së bashku me ndihmësat e tij arriten të krijojnë një ekip komod për të luftuar mes më të mirave, madje duke qënë kocke e fortë këto 3 javë kampionat.

  1. Tirana

Në këto javë të luajtura, Tirana është treguar një ekip pa bosht në ndërtimin e lojës. Largimet e shumta të lojtarëve, sidomos në sulm kanë bërë Tiranen, që askush të mos e ketë frike kur ndeshen përballë tyre. Tranjeri Orges Shehi është munduar që me kontigjentin e futbollistëve që ka të ndërtoj një lojë e cila të bazohet në krah dhe me kundërsulm.

  1. Bylis

Ekip simpatik ku në formacionin bazë shihen futbollist të rinj në moshë, ku shpirti dhe grinta e tyre është parë në këto javë. Ballshiotët kanë bërë lidhjen e reparteve dhe her pas here dinë të reagojnë pas çdo situate që ndodhen.

  1. Kastrioti

Ekip me hije të rend për çdo ekip tjetër në superiore. Me ardhjen në krye të Emiljano Çeles, Kastrioti ka treguar seriozitet, integritet dhe mbi të gjitha maturi. Lojtar që luajnë së bashku 2 apo 3 vite dhe që ja dinë mirë idetë tranjerit dhe lojtarëve. S’ju ngelet asgjë tjetër veçse të zbatojnë urdhërat e stafit teknik.

  1. Laçi

Ekip pa busull, ku mund të depërtosh me lojen më të thjeshtë. Fati i keq i ndryshimit her pas here i stafit drejtues si dhe largimi i futbollistëve si: Deliu, Shehu, Lushkja e deri tek Guindo dhed Malota, ka bërë që ekipi laçian të humbas forcen e sezonit të kaluar dhe sivjet shihet si ekip për mesin e tabeles.

  1. Egnatia

I ndërtuar nga e para për të qënë pretendent në Kupat e Europës, por rrogozhinasit e shohin veten në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria. Ende nuk dihet se ku çalon ecuria e mirë e ekipit, por një gjë është e sigurt se me këtë kontigjent, Egnatia do luftojë dhëmb për dhëmb në të gjitha frontet.

  1. Teuta

E paqartë situata me Teuten,  3 javë inekzistentë  në fushë,  madje duke lëshuar terren. Reparte që nuk janë të ndërthurura mirë me njëra- tjetren dhe që kanë humbur boshtin kryesor të grupit, siç është mesfusha. Lojtarë pa grinte dhe një ekip që duhet rivonuar nga e para.

  1. Kukësi

Ekip në ajer, ku duket sikur vjen nga ligat amatore. U largua gjithë boshti kryesor i lojtarëve dhe ekipi u ndërtua nga e para për të rivalizuar në Kupat e Europës, pse jo dhe drejt titullit. Ndoshta strategjia e ndjekur deri tani nuk funksionon siç duhet prandaj duhet ndryshuar skema ose fizionomia e lojës në të kundërt e ardhmja e verilindorëve nuk dihet.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img