Saturday, July 27, 2024

Kryeson për 90-të minuta, Ballkani e pëson në fund. Rumunët e Clujit barazojnë në minutat shtesë

Lexo

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani ka debutuar me barazim në fazën e grupeve në Conference League. Portokallezinjtë e Suharekës, të enjten në mbrëmje, në stadiumin “Fadil Vokrri” kanë vazhduar me paraqitje mahnitëse në arenën evropiane, teksa kanë barazuar 1:1 kundër kampionit të Rumanisë, Cluj.

Madje, skuadrën e Ilir Dajës e kanë ndarë vetëm pak minuta për ta fituar ndeshjen, ngase golin e barazimit e kanë pësuar në kohën shtesë. Futbollistët e Ballkanit gjatë tërë ndeshjes kanë treguar lojë të mirë, duke mos u shfaqur për asnjë moment inferior ndaj kampionëve të Rumanisë.

Pas 20 minutave të parë ku ishin mysafirët ata që mbizotëruan lojën, në vazhdim kampionët tanë treguan lojë të sigurtë, teksa në minutën e 65-të arritën të kalojnë në epërsi. Kapiteni Armend Thaqi ishte realizator i golit pas asistimit të Albion Rrahmanit.

Pas golit të epërsisë djelmoshat e Dajës nuk lejuan shumë hapësira për kundërshtarin dhe po shkonin drejt fitores. Megjithatë, në minutën e 91-të pas një ndërprerje në mesin e fushës portieri mysafir e dërgoi topin thellë në zonë, derisa reagimin e dobët të mbrojtjes e shfrytëzoi Yuri Matis, i cili me gjuajtje me kokë shënoi për ta barazuar rezultatin dhe për ta prishur festën e kampionëve tanë. Sidoqoftë, edhe barazimi në këtë nivel të garave mund të vlerësohet sukses për skuadrën e Ballkanit, ndonëse ishte shumë afër befasisë së radhës në Evropë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img