Tuesday, November 26, 2024

Skënder Gega nuk është më trajner i Kukësit

Lexo

Humbja e Kukësit javës së kaluar në shtëpi me Kastriotin në fundin e takimit, ashtu siç i ndodhi edhe në “Loro Boriçi” me Vllazninë, e rënduan jo pak situatën në drejtimin e mëtejshëm të skuadrës për trajnerin Skënder Gega.

Ndaj, edhe paralajmërimi i presidentit Safet Gjici për ndeshjen e radhës, atë me Teutën ishte i prerë. Ai kërkonte reflektim në rezultatet, ose përndryshe ndërhyrje në staf.

Kështu që, barazimi i radhës me durrsakët, edhe pse në fakt, me një karton të kuq brenda lojës, konsiderohej pozitiv për kuksianët, kjo nuk ka mjaftuar që Gjici të mos e çonte deri në fund paralajmërimin e dhënë.

Burimet pranë trajnerit si dhe vetë klubit bëjnë të ditur se Skënder Gega nuk është më trajner i Kukësit. Por, realisht nuk dihet saktësisht, është dorëheqje apo vendim i klubit kuksian, sepse zyrtarisht nga ana e klubit verilindor, akoma nuk është dhënë një deklaratë publike.

Ky është largimi i dytë i Gegës nga Kukësi, ndërsa më parë ishte larguar për arsye shëndetësore, kurse tani gjithçka lidhet me rezultatet e skuadrës. Kukësi në katër javë ka marrë vetëm dy pikë, që kanë ardhur nga barazimet 1-1 me Tiranën dhe 0-0 me Teutën, ndërsa ishte mundur 1-2 nga Vllaznia dhe 0-1 nga Kastrioti.

Kukësi ishte skuadra që ka bërë më shumë lëvizje në merkaton e verës, por jo gjithçka ka shkuar mirë. Ndaj, teksa skuadra ka patur edhe një mbledhje me presidentin e nderit, që është njëkohësisht Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ndërsa mungesa e rezultateve në katër javë ka qenë në plan të parë, gjithçka është përmbysur. Por gjithsesi Gjici nga ana e tij i ka kërkuar Gegës të qëndrojë. E në fund ka qenë vetë Gega që ka dhënë dorëheqjen, ndërsa i ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin. Tanimë pritet që Kukësi të emërojë trajnerin e ri.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img