Monday, November 25, 2024

(Pas ndeshjes) Trajnerët Emiliano Çela dhe Orges Shehi, analizojnë ndeshjen, Kastrioti-Tirana, 0-0

Lexo

Emiliano Çela(Trajner i Kastriotit):

“Të them të drejtën, për mënyrën se si shkoi loja, rezultati i përgjigjet më së miri. Se pavarësisht pretendimeve për një rast të Tiranës në pjesën e dytë mendoj se rastet më të rëndësishme gjatë ndeshjes i patëm ne në pjesën e parë. Patëm probleme në ndarjen e linjave të presingut, patëm probleme ndoshta edhe për cilësinë e ekipit kundërshtar në mesfushë. E kishim përgatitur mirë ndeshjen se mesfusha është burimi i energjisë për Xhixhën dhe Hasanin, u munduam të krijonim aty rezistencën tonë. Pjesa e dytë ishte interpretuar e shkëlqyer, pavarësisht rastit të fundit, edhe pse është e patolerueshme që të marrësh një rast në atë minutë, por u çekuilibruam në fund. Patëm edhe ne një rast të pastër. Por kthehem te e para që barazimi ishte rezultati më i drejtë dhe jam i kënaqur nga performanca e ekipit tim sepse në fund të fundit morëm pikë ndaj ekipit që u shpall kampion pak muaj më parë.

Vllaznia e Egnatia janë ekipe agresive që kanë një mënyrë loje në fushat e tyre përkatëse. Për mendimit tim të gjitha fushat janë shumë të forta, të investuara, të gjithë punojnë, djerësitin dhe në fund duan hakun e tyre, por ne nuk ecim me kalendarin në dorë, do të bëjmë maksimumin ndaj çdo kundërshtari. Kur bëjmë maksimumin bëhemi ekip i rrezikshëm.Janë ekipe të tjera si Bylis, Erzeni, ndoshta edhe Teuta, që ne na vënë në pozita të tjera, në pozita sulmuese se na presin mbrapa. Pra 30% e ekipeve të Superiores do na luajnë ndryshe, ndaj duhet të përgatitim disa mënyra loje, nuk mund të luajmë me të gjithë kundërshtarët të tërhequr.

Është shpejt për të shpallur objektiva, sepse është akoma java e katërt e kampionatit, megjithëse këtu në Shqipëri gjërat kërkohen pak shpejt. Por pavarësisht se kemi rrotull grupin, kemi futur disa mënyra të tjera loje, se me disa ekipe do të flasim ndryshe. Për objektiva është herët të flasësh, duhet të marrim ndeshjet se dy të radhës në rast dështimi çdo gjë na kthehet në fazën fillestare. Hap pas hapi, duke parë pikët që mund të mbledhim, mund të dalim në objektiva konkrete”, tha Çela.

Orges Shehi(Trajner i Tiranës):

“Në pjesën e dytë duhej të bënim më mirë, se po tentonim nga krahët por zona e tyre ishte e mbuluar. Mendoj se nuk ka llogari duke parë kalendarin, llogari është ndeshja e radhës. Nga katër ndeshje, 3 i kemi pasur jo në fushën tonë. Duke pasur parasysh kualitetin, ne kërkojmë të përmirësohemi me top në tokë, fusha na penalizon pak. Të mos harrojmë që jemi skuadër 50% e re. Mesfusha ishte e ndryshme nga e vitit të kaluar. Pra një skuadër e ndërtuar në ditët e fundit sigurisht ka vështirësi. Por ekipi po prodhon, por duhet të jemi më të egër te zona dhe të mendojmë këtë rast si të jetë i fundit.

Fati është prezent kudo, edhe në futboll. Unë shpresoj të mos ia lëmë fatit, të bëjmë më të mirën. Por kemi vështirësi në fund se nuk e kemi një sulmues të mirëfilltë në organikë. Duke parë këtë kontingjent lojtarësh, mendoj se nuk mund të rrimë mbrapa. E para sepse lojtarët që janë ofensivë bëhen shumë nervoz nëse nuk bien në kontakt me topin dhe kërkohet të mos rrimë poshtë se kundërsulmin nuk e kemi të fortë. Ata që kishim vjet, ishin të vështirë për kundërshtarët, si strategji tjetër mendojmë të mos rrimë mbrapa por të luajmë me shumë  takime. Për këtë e thashë me parë që lojtarët që kemi në organikë të prekin më shumë topin, pastaj sulmuesi i zonës besoj se na mungon”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img