Sunday, May 19, 2024

(Pas ndeshjes) Tetova: Egnatia ishte superiore në çdo aspekt ndaj Vllaznisë. Trajneri rrogozhinas beson në të ardhmen e kësaj skuadre

Lexo

Për trajnerin rrogozhinas, Idlir Tetova, fitorja e sotme e ekipit të tij Egnatia ndaj Vllaznisë me rezultatin 3-0 ishte plotësisht e merituar. Sipas tij, Egnatia ishte superior në çdo aspekt ndaj Vllaznisë. Ja çfar tha ai në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes në mikrofonin e Over Sport:

“Nuk e kishim llogaritur 3-0, por është fitorja e parë dhe na kënaqi pamasë. Kishim marrë masat e duhura. Kishim bërë që 3 sulmuesit të ishin më afër dhe të provonin kundërsulmin, gjë që arrit shumë mirë. Nuk di të përgjigjem për Vllazninë. Ne ishim gjatë gjithë ndeshjes në ekuilibër. Vllaznia nuk kishte asnjë rast shënimi. Treguam që ishim superior në çdo aspekt.

Ne i përgatisim ndeshjet për tre pikët. Me 3-0 na gëzon shumë. Nuk e kishim llogaritur, por tre pikët janë njësoj si 1-0, 2-0, 3-0.

Mendoj që duhet të kemi më shumë rritje loje. Më shumë prekje topi, sidomos nga mesfusha. Nëse ka përmirësim duhet të shohim ndeshje pas ndeshje se kush do të jetë Egnatia në fund të sezonit”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img