Tuesday, November 26, 2024

(Video) Liga e Kombeve, sot ora 20:45, Izrael-Shqipëri. Trajneri Reja dhe kapiteni Hysaj premtojnë fitore dhe vendin e parë në grup

Lexo

Pas një përgatitje disa ditore në Kompleksin Tropikal të Durrësit për ndeshjen e transfertës ndaj Izraelit, kombëtarja e Shqipërisë është nisur dje nga aeroporti “Nënë Tereza” i Rinasit dhe po dje ka mbërritur në  Telv Aviv.

Sipas programit të hartuar nga organizatorët e ndeshjes,  në orët e pasdites kuqezinjtë tanë kanë zbritur në fushën e stadiumit “Bloomfield” ku kanë zhvilluar edhe seancën zyrtare stërvitore të fundit përpara ndeshjes zyrtare ndaj Izraelit, e cila do të luhet po në këtë stadium duke filluar nga ora 20:45.  Ndërkohë, përpara fillimit të seancës stërvitore, trajneri Eduardo Reja dhe kapiteni Elsajed Hysaj, kanë dalë në konferencën për shtyp 24 orë përpara ndeshjes.

Pamvarësisht se përballë kanë një kundërshtar të fortë, gjë që e ka treguar edhe me fitoren e ndeshjes së parë në Tiranë, kuqezinjtë tanë janë të karikuar për një fitore tre pikëshe, në mënyrë që duke shpresuar edhe për një tjetër fitore pas tre ditësh në “Air Albania” ndaj Islandës, të sigurohet vendi i parë në grup.

(Video) Stërvitja e kombëtares kuqezi, një ditë përpara ndeshjes në Tel Aviv

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img