Saturday, May 18, 2024

Futboll Femra-Nis sot Kampionati Kombëtar. Anulohet, Vllaznia-Laçi, kampionet nuk pranojnë të luajnë në “Reshit Rusi”, “Loro Boriçi” po dizenfektohet për ndeshjen e dytë me ukrainaset

Lexo

Në bazë të programit të Federatës Shqiptare të Futbollit, sektori i femrave, sot është vendosur të nisë Kampionati Kombëtar i Futbollit për femra. 10 skuadrat pjesëmarrëse, duke nisur nga Vllaznia kampione, Apolonia nënkampione dhe më pas, Tirana, Kinostudio, Partizani, Skenderbeu, Teuta, Kukësi, Laçi, Lushnja, kanë mësuar edhe kalendarin e kësaj jave, i cili ka krijuar këto çifte: Vllaznia-Laci, Skenderbeu-Teuta, Kinostudio-Apolonia, Lushnja-Partizani, Kukesi-Tirana.

Sipas programit në fjalë, dueli Vllaznia-Laçi, duhej të luhej sot në orën 15:00 në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës. Themi, duhej të luhej, sepse ai në fakt nuk do të luhet fare ditën e sotme.

Burime zyrtare pranë Klubit të Futbollit Femra Vllazninë, bëjnë të ditur për Veriu Sport, sepse takimi në fjalë është anuluar. Anulimi është bërë me kërkesë të klubit kuqeblu, i cili për hirë të mbajtjes së një forme sa më optimale për ndeshjen e dytë të Ligës së Kampioneve të Europës, nuk ka parapëlqyer të zhvillojë ndeshjen në një fushë me bar sintetik.

Sa për sqarim të publikut, Vllaznia e femrave i zhvillon ndeshjet e saj të kampionatiredhe herë të tjera në këtë fushë, por duke qënë se të mërkuar e kaluar luajti në fushën me bar natyral të stadiumit “Loro Boriçi” duke barazuar 1-1 ndaj kampiones së Ukrainës, kërkesa e drejtuesve kuqeblu ka qënë që edhe ndeshja e sotme ndaj Laçit të luhej në këtë stadium në mënyrë që skuadra të ambientohej sa më mirë për ndeshjen e së mërkuërs së ardhshme.

Por, gjithnjë siaps informacionit pranë KF Vllaznia, mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” sot i janë nënshtruar një dizenfektimi total, gjë që e bën të pamundur të luhet aty. Në të tilla kushte, FSHF, sektori i femrave ka miratuar kërkesën e Vllaznisë që ndeshja e sotme e planifikuar në “Reshit Rusi” të anulohet duke u shtyrë për një datë tjetër.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img