Irlanda e Veriut-Kosovë 2-1
(Shënues: Gavin Whyte 82’, Josh Magennis 90+3’/Muriqi 58’)
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në Belfast në përballje me Irlandën e Veriut, me rezultat 2:1, në ndeshjen e parafundit të edicionit të sivjetmë të Ligës së Kombeve, takim ky i luajtur mbëmjen e së shtunës në stadiumin “Ëindsor Park” Ndeshja u zhvillua në një atmosferë të zjarrtë teksa loja ishte mjaft interesante dhe me raste të shumta shënimi nga të dyja ekipet.
Në 45 minutat e parë nuk pati gola, teksa në pjesën e dytë Kosova arriti ta zhbllokojë rezultatin në minutën e 58-të, kur Vedat Muriqi, shënoi gol nga distanca, duke gëzuar qindra bashkëatdhetarë tanë të cilët ishin në stadium.
Edhe pas këtij goli, Dardanët patën disa mundësi tjera, por nuk i konkretizuan. Në anën tjetër, në minutat e fundit Irlanda e Veriut e shtoi presionin drejt portës së Arijanet Muricit dhe arriti që ta përmbysë rezultatin me golat e Gavin WËhyte, në minutën e 82-të dhe Josh Magennis, me gjuajtje me kokë, në minutën e tretë të kohës shtesë.
Ndeshjen përmbyllëse të këtij cikli Kosova e zhvillon të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku e pret Qipron e vendit të fundit.