Monday, November 25, 2024

Paqe në Rrogozhinë, Egnatia-Kastrioti

Lexo

Egnatia-Kastrioti 0-0

EGNATIA – Sherri; Kacbufi, Atanda, Malota, Fangaj; Hamzat, Agbekpornu, Fernando, Zejnullai; Musta, Delarzh. Trajner: Edlir Tetova.

KASTRIOTI – Sali; Kodra, Stojanoviç, A. Selmani, Rami; Hasani, Karakaçi, Mehmeti; Greca, Morberk, Zogaj. Trajner: Emiljano Çela.

 

Gjyqtarë: Enea Jorgji (Elbasan), Denis Rexha (Tiranë), Ridiger Çokaj (Lezhë). I katërt Florjan Lata (Durrës)

VAR Olsion Yzeiraj (Patos)-AVAR – Emanuela Rusta (Elbasan)

Në Rrogozhinë e kishin menduar ndryshe, që do të thotë se në përballjen e sotme Egnatia e kishte si “detyrë shtëpie” fitoren me Kastriotin. Por, përfundimi i ndeshjes ka fiksuar shifrat e barabarta 0-0.

Një paqe mes dy ekipeve, të cilët mjaftohen me nga një pikë, por që për hirë të së vertetës, ky rezultat nuk është aspak i pranueshëm për Egnatian, investimet e së cilës në këtë sezon janë shumë ambicioze për të marrë vend mes më të mirëve që të çojnë në kupat e Europës.

Në fakt, vendasit e trajnerit Tetota  nuk kanë nguruar të këmbëngulin në kërkim të golit të avantazhit, por përballë ka pasur një Kastriot, që edhe për meritë të trajnerit Çela ka bërë më të mirën, jo vetëm në ruajtjen të paprekur të portes së tij, por nga aana tjetër me kërcënimet në portën rrogozhinase, mund edhe të merrte diçka më tepër.

Me këtë paqe në ndarjen e pikëve të sotme, të dyja skuadrat mbesin në vendet e tyre të mëparshme, Egnatia e gjashtë me 8 pikë dhe Kastrioti i shtati me 6 pikë.    

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img