Sunday, April 28, 2024

Fitorja e parë e Kukësit dhe humbja e pestë radhazi e Laçit!

Lexo

Laçi-Kukësi  1-0

(Shënues: Gabriel Barbosa 19’)

LAÇI – Dajsinani; Cucin, Velkovski, Turkaj, Ziko; Bajramaj, Manellari, Peterman; Spahiu, Adeleke, Mazrekaj. Trajner: Dejan Vukiçeviç.

KUKËSI – Tafas; Haxhiu, Ilieski, Ferreira, Ndreca; Giasi, Gj. Taipi, Sh. Taipi, Ebert; Berisha, Gabriel Barbosa. Trajner: Enkeleid Dobi.

Gjyqtarë:  Klodian Shahini (Durrës), Rexhino Mersinasi (Durrës), Gerald Cenolli (Korçë). I katërt:  Indrit Myrtja (Shkodër)

VAR  Andi Koçi (Durrës)-AVAR – Elvis Gjoka (Lezhë)

Laçi dhe Kukësi, dy skuadra që si asnjëherë tjetër në historinë e tyre gjenden në këto pozita kaq të dobëta në tabelën e klasikimit, janë ndeshur sot në kuadrin e javës së gjashtë të Abissnet Superiore

Konkretisht, në prag të sfidës së sotme, Kukësi ishte i fundit në renditje me 2 pikë dhe Laçi i parafundit me 3 pikë. Ishte kjo arsyeja që sfida e sotme ishte e një rëndësie të veçantë. Fundi I takimit ka folur për verilindorët, të cilët me golin e shënuar nga Gabriel Barboza në minutën e 19-të fitojnë ndeshjen me rezultatin 0-1.

Fitore morali dhe qetësie për kuksianët, e para për to në këtë kampionat, si dhe e para edhe për trajnerin Dobi. 3 pikë, të cilat bëjnë që Kukësi të lërë tashmë vendin e fundit dhe me 5 pikët e grumbulluara parakalojnë me 1 pikë durrsakët e Teutës duke mbetur me vetem një pikë më pak pas Kastriotit.

Nga ana tjetër, për laçjanët, kjo është humbja e pestë radhazi në këtë fillim kampionati, që të gjitha nën drejtimin e malazezit Dejan Vukiçeviç, për të cilin edhe pse flitet shumë në opinionin sportive për një largim të mundshëm të tij, presidenca kurbinase vazhdon t’i besojë drejtimin e skuadrës.

Humbja e sotme në shtëpi ka qënë fatale për kurbinasit, pasi për herë të para prej sa vitesh e shikojnë veten të fundit të tabelën e klasifikimit me vetëm 3 pikë të grumbulluara.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img