Partizani e Tirana, me pasoja nga derbi. Dy skuadrat e kryeqytetit janë bërë objekt hetimi nga ana e Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së pas përballjes së fundjavës në “Air Albania”. Kështu të dyja skuadrat janë gjobitur me nga 200 mijë lekë si dhe duhet të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara nga tifozët në stadium brenda 15 ditëve.
Ndërkohë, KF Vllaznia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës së javës
- KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë; dhe urdhërohet të dëmshpërbleje dëmet e shkaktuara në stadiumin Air-Albania sipas akt-konstatimit përkatës, brenda 15 ditëve.
- FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë; dhe urdhërohet te dëmshpërbleje demet e shkaktuara ne stadiumin Air-Albania sipas akt-konstatimit përkatës, brenda 15 ditëve.
- KF Laci, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
- KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- KF Vllaznia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
- FK Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjete mijë) lekë.
- K.S Kastrioti, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
- FK Tomorri, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjete mijë) lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/a) të KDS dënimi me gjobë do të aplikohet në masën 50%.
- Lojtari i KF Lushnja, Mikel Canka për protestë ndaj vendimeve të arbitrit duke përdorur gjeste ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktivitetet.
- KF Luzi, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
- Lojtari i KF Ada, Besnik Ndoj, për sjellje te gabuar ndaj kundërshtarit duke përdorur dhune, ne baze te Nenit 47/1/b te KDS dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Iliria Sajmir Hasanaj, per sjellje te gabuar ndaj kundërshtarit duke përdorur dhune, ne baze te Nenit 47/1/b te KDS dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF Shenkolli, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
- Zyrtari i ekipit te KF Shenkolli, Anton Lusha, për sjellje te gabuar ndaj zyrtareve te ndeshjes, bazuar ne Nenet 48/2/a te KDS, dënohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
- Zyrtari i ekipit te FK Flamurtari U-15, Genti Zguro, për sjellje te gabuar ndaj zyrtareve te ndeshjes, bazuar ne Nenet 48/2/a te KDS, dënohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
- Lojtari te KF Skenderbeu U-17, Kleart Grazhdani, në bazë të nenit 11/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
- KS Dinamo për shkak te dështimit ne përmbushjen e përgjegjësive, ne përputhje me Nenet 30 dhe 64 te KDS, dënohet me: Humbje te ndeshjes ne tavoline ndaj KF Vllanzia U-13 .
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Valbona, Andi Likaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit Xhuliano Markoci, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Shkënkolli Sebastian Deda, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.