Tuesday, April 23, 2024

“UEFA Youth League”, Apolonia U-19 eleminon Astanën dhe kualifikohet në turin e dytë ku e pret Hajduku i Splitit

Lexo

Apolonia-Astana(Kazakistan) 3-1 (Shënues: Maksuti 14′, 60′, Kurti 72′ / Zhubamekov 77′)

19 vjeçarët e Apolonisë së Fierit, kampionë të Shqipërisë për këtë grupmoshë po bëjnë një përfaqësim dinjitoz në ndeshjet e Ligës së Kampioneve të Evropës, kompeticion që më herët pati marrë pjesë për dy sezone me radhë edhe Vllaznia e Shkodrës.

Në turin e parë shorti i vendosi fierakët përballë Astanës së Kazakistanit, kun ë dy përballje, barazim 1 me 1 në transfertë dhe 3-1 në ndeshjen e kthimit, Apolonia ka eleminuar kazakistanasit duke u kualifikuar në turin e dytë.

Në ndeshjen e sotme të luajtur në stadiumin “Loni Papuçiu” të qytetit të Fierit, të rinjtë fierakë kaluan në epërsi në minutën e 13-të, me anë të Maksutit. Me këtë epërsi minimale të Apolonisë do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa në të dytën, është i njëjti autor, Maksuti, që dyfishon shifrat për fierakët, duke plotësuar dygolëshin e tij personal në këtë takim.

Ai që vulos përfundimisht kualifikimin është Kurti, i cili në minutën e 72-të shënon golin e tretë për Apoloninë. 3 me 0 për fierakët, rezultat që nuk tronditët edhe pse miqtë nga Kazakistani arrin të shënojë një gol nderi në minutën e 77-të me anë të Zhubamekov.

Me rezultatin 3-1 të ndeshjes së dytë dhe barzimin 1-1 në ndeshjen e parë luajtur në Kazakistan, Apolonia kualifikohet në turin e dytë duke u futur në histori, si e para skuadër e të rinjëvë që kalon turin në Ligën e Kampioneve të Europës për të rinjë.

Kundërshtari i radhës në turin tjetër për skuadrën fierake është skuadra e njohur e Hajdukut të Splitit, njës përballje ku djemtë fierakë do të kërkojnë të bëjnë surprizën e radhës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img