Armando Broja gjen golin e parë me fanellën e Chelsea-t: “Ishte joreale, kam pritur për golin tim të parë”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Armando Broja gjen golin e parë në karrierë me fanellën e Chelsea-t, Sulmuesi 21-vjeçar mori topin mbi vijën e zonës, lëvizi mirë dhe e dërgoi në rrjetë me një goditje perfekte, duke vulosur rezultatin 3-0 ndaj Wolves.

Pikërisht në “Stamford Bridge”, para tifozerisë londineze, sulmuesi i talentuar i Kombëtares Shqiptare gjeti edhe golin historik, të parin me fanellën e Chelsea-t, skuadër me të cilën është bashkuar që në 2009-ën, duke kaluar të gjithë etapat. Ky është goli i parë sezonal në Premier League për Brojën, që ka luajtur kryesisht duke ardhur nga stoli, ashtu si sot ndaj Wolves, ndërsa Chelsea triumfoi me rezultatin 3-0.

Në fjalën e tij pas ndeshjes e ka të vështirë të përmbajë emocionet.

“Është gjithmonë një pritje kur arbitrat kontrollojnë për një pozicion jashtë loje të mundshëm. I mbaja gishtat të kryqëzuar, por mendova se e kisha matur mirë hapin tim. Faleminderit tifozëve për mbështetjen. Ishte joreale, kam pritur për golin tim të parë. Është një moment surreal. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Të gjithë e dinë se në një nga klubet më të mëdha në botë do të ketë konkurrencë. Kjo na ndihmon të gjithëve të zhvillohemi si lojtarë. Ne kemi një skuadër të madhe, të gjithë duhen në çdo kohë” – Tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Botërori i Futbollit-Grupi B/Nuk ka fitues në duelin Kanada-Bosnje. Boshnjakët kaluan të parët në avantazh me Lukiç, kanadezët barazojnë me Larin

Kanada-Bosnje 1-1(Golat:Larin 78'/Lukiç 21') Kanada:Krepeau,Xhonston,Fugeroles,Kornelius,Lareia,Bucanan(Ahmed 61'),Kone,Eustakio,Milar(Safelburg 61'),Xh.David(P.David 61'),Oluvasei(Larin 76'). Trajner: Xhesi Marsh Bosnjë:Vasilj,Dediç,Muharemoviç,Katiç,Kolasinac(Burniç 84'),Bajraktareviç(Suniç 74'),Tahiroviç,Basiç(Gigoviç 61'),Memiç(Alajbegoviç 74'),Demiroviç,Lukiç(Bazdar 61'). Trajner:Sergej Barbarez Gjyqtarë:Fakundo Tejo,Pablo...
- Advertisement -spot_img