Kukësi-Bylis 2-0(Shënues: Ferrira 23’, Sh. Taipi 60’)
KUKËSI – Tafas; Ebert, Ferreira, Ilieski; Ndreca, Haxhiu, Sh. Taipi, Gj. Taipi; Giasi, Berisha, Gabriel Barbosa. Trajner: Enkeleid Dobi.
BYLIS – Teqja; Trumci, Damçevski, Janku, Lorran; Qoshku, Maçolli, Perreira; Antoni Beji, Kaçorri, Lajthia. Trajner: Arian Bellai.
Gjyqtarë: Andi Koçi (Durrës), Rejdi Zajimi (Tiranë), Herald Lisaku (Durrës). I katërt: Klodjan Prenga (Laç)
VAR Kridens Meta (Tiranë)-AVAR Fatmir Lama (Durrës)
Me dy gola të shënbuar n ga një për secilen pjesë, me auor Ferriera në minutën e 23-të dhe Shqipërim Taipin në të 60-tën, Kukësi ka likujduar Bylisin duke e mundur me rezultatin 2 me 0. Fitorja e verilindorëve nuk ka pasur rastin të shijohet nga tifozëria vendase, pasi incidentet e ndodhura në ndeshjen me Partizanin ku një tifoz goditi me shishe futbollistin e kuq duke i shkaktuara dëmtime në kokë, ka bërë që stadiumi “Kukës Arena” të dënohet. Që do të thotë se kuksianët e luajtën ndeshjen pa praninë e tifozëve të tyre.
Gjithësesi, fitorja ka kënaqur skuadrën, drejtuesit, por edhe një qytet të tërë, sepse tashmë me dy fitore radhazi në kampionat përfshirë edhe një të Kupës së Shqipërisë, Kukësi jep shkëndijat e rikthimit. Për momentin, janë në vendin e tetë me po kaq pikë, por që gjasat janë që në javët e ardhshme ecuria e mirë e trajnerit Dobi të shoqërohet me rezultate të tjera pozitive.
Ndërkohë, në kampin ballshiot, duhet thënë se janë të mërzitur për rezultatin, por për hirë të së vertetes, me atë çfar u pa në fushën e lojës, niveli i mallakastriotëve ishte i kënaqshëm. Edhe u mundën me rezultatin 2-0, dolën me kokën lart nga stadiumi duke përligjur atë pozicion që ka në tabelën e kalsifikimit, ku edhe pse doli pa pikë këtë javë, Bylisi qëndron në vendin e katërt me 11 pikë