Monday, November 25, 2024

Abissnet Superiore mbyll javën e shtatë. Renditja: Shkëputet Partizani në krye, Vllaznia e pesta, e mbyll Teuta e fundit me 4 pikë

Lexo

Kukësi-Bylis dhe Kastrioti-Teuta, ndeshje të cilat u luajtën pasditen e sotme ishin dy ballafaqimet  e fundit të kategorisë Abissnet Superiore për javën e shtatë. Sfida këto që nxorën fitues kuksianët me rezultatin 2-0 dhe krutanët me rezultatin 2-1.

Duke i bashkëngjitur edhe tre sfidat e ditës së premte,  Vllaznia-Partizani 1-2, Tirana-Laçi 3-3 dhe Erzeni-Egnatia 0-0, merr formë të plotë edhe tabela e klasifikimit pas javës së shtatë.

Kështu, me fitoren e arritur në transfertën e Shkodrës, Partizani si kryesues i kampionatit, duke përfituar edhe nga barazimi i bardhebluve më kurbinasit, e thellon diferencen me ndjekësit më të afërt në tre pikë.

15 pikë ka Partizani i vendit të parë, i ndjekur nga Tirana dhe Erzeni me pikë të barabarta, nga 12-të të tilla. Humbja e sotme me Kukësin e zbret Bylisin në vendin e katërt me 11-të pikë.

E pesta në renditje është Vllaznina me 10-të pikë. Kuqeblutë kishin shansin më të mirë këtë javë për të marrë kryesimin e Superiores kur luajtën në shtëpi me Partizanin kryesues. Një fitore e Vllaznisë stoponte të kuqtë në kutën e 12-të pikëve, ndërkohë që vetë shkonin në kuotën e 13-të pikëve në krye të Superiores.

Egnatia dhe Kastrioti mbajnë vendin e gjashtë dhe të shtatë me nga 9-të pikë. Ndërkohë, me dy fitoret radhazi, përfshirë edhe të sotmen ndaj mallakastriotëve, Kukësi lë fundin e renditjes duke filluar ngjitjen në tabelë, ku aktualiht është në vendin e tetë me 8-të pikë, vetëm dy më pak sesa Vllaznia.

Tabela e klasifikimit mbyllet nga Laçi dhe Teuta që me nga 4 pikë, renditen përkatësisht në vendin e nëntë dhe të dhjetë.

Më poshtë, rezultatet dhe renditje në tabelat grafike:

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img