FSHF-Kategoria e Tretë / Hapen regjistrimet për edicionin e ri 2022-2023, ftohen klubet të marrin pjesë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjitha klubet dhe shoqatat e interesuara për të qenë pjesë e edicionit të ri të Kategorisë së Tretë, për sezonin futbollistik 2022-2022, se kanë nisur regjistrimet.

Regjistrimet për këtë sezon futbollistik janë të hapura deri më datë 25 tetor 2022, dhe pas kësaj date asnjë kërkesë për t’u bërë pjesë e Kategorisë së Tretë nuk do të mund të merret në konsideratë.

Edicioni i ri i kësaj kategorie do të nisë më datën 1 nëntor 2022. Klubet apo shoqatat e interesuara duhet të dorëzojnë në Federatën Shqiptare të Futbollit listën e dokumenteve të mëposhtme:

  1. Kërkesë nga Bashkia, klubi ose shoqata
  2. Dokumentin e pagesës prej 120.000 lekësh në Union Bank
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit të Administratorit
  4. Listën emërore të ekipit. Të firmosur dhe vulosur nga klubi ose shoqata.
  5. Foto të secilit lojtar.

Për çdo pyetje apo sqarim që mund të keni në lidhje me Kategorinë e Tretë, ju mund të dërgoni një e-mail në info@fshf.al.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Botërori i Futbollit-Grupi B/Nuk ka fitues në duelin Kanada-Bosnje. Boshnjakët kaluan të parët në avantazh me Lukiç, kanadezët barazojnë me Larin

Kanada-Bosnje 1-1(Golat:Larin 78'/Lukiç 21') Kanada:Krepeau,Xhonston,Fugeroles,Kornelius,Lareia,Bucanan(Ahmed 61'),Kone,Eustakio,Milar(Safelburg 61'),Xh.David(P.David 61'),Oluvasei(Larin 76'). Trajner: Xhesi Marsh Bosnjë:Vasilj,Dediç,Muharemoviç,Katiç,Kolasinac(Burniç 84'),Bajraktareviç(Suniç 74'),Tahiroviç,Basiç(Gigoviç 61'),Memiç(Alajbegoviç 74'),Demiroviç,Lukiç(Bazdar 61'). Trajner:Sergej Barbarez Gjyqtarë:Fakundo Tejo,Pablo...
- Advertisement -spot_img