Vllaznia U-17-Tirana U-17 3-2
(Shënues: Gerald Kubazi 42’, 78’, 90’/Krajka(p) 9’, 69’)
Paraditja e së dieles ka rezervuar dy sfida shumë interesante të Supërligës së futbollit për moshat. Në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës kanë qënë mysafire dy ekipet e moshave, U-17 dhe U-19, të cilët janë përballur me ekipet respektive të Vllaznisë.
Të parët që janë përballur në fushën e lojës kanë qënë 17 vjeçarët, në një ndeshje e cila ka prodhuar plot pesë gola. Tre prej tyre i takojnë shkodranit Gerlad Kubazi, i cili ka qënë protagonist kryesor i kësaj ndeshje.
17 vjeçari Kubazi, pjesë e formacionit të Vllaznisë U-17 të drejtuar nga trajneri Gilman Lika ka tundur plot tre herë rrjetën e ekipit të Tiranës. Kanë qënë tre gola, njëri më i bukur se tjetri që i kanë dhënë emocione pafund tifozërisë të shumë shkodrane që ishte e panishme në shkallët e “Reshit Rusit”.
Për tu theksuar është se sfidat në fjalë të ditës së sotme të Akademisë Vllaznia i ka ndjekur prej së afërmi edhe presidenti i Klubit të Futbollit Vllaznia, Alban Xhaferi, i cili nga sa është parë gjatë periudhës së fundit, këtë sezon futbollistik ka vendosur t’i kushtojë vemendje të madhe futbollit të moshave.
Referuar takimit të sotëm të 17 vjeçarëve, të parët që këna kaluar në avantazh kanë qënë miqtë nga Tirana, të cilët kanë shënuar në minutën e nëntë me anë të Krajkës që shndërron në gol një penallti të dhënë në favorin e tyre.
Më pas, duhej të vinte minuta e 42-të që Geralb Kubazi të shënonte golin e barazimit për Vllazninë, rezultat që mbyll edhe pjesën e parë. Por, 45 minutëshi i dytë regjitron një tjetër gol në portën e Vllaznisë, me të njëjtin autor, Krajken që shënon në minutën e 69-të.
Tirana kryeson 1-2. Por, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Gilman Lika nuk dorëzohet dhe duke shtuar në mënyrë të ndjeshme forcat sulmuese krijon presion në portën bardheblu. Dhe, në njrin nga këto sulme, në të 78-tën vjen goli mjshtror nga goditja e dënimit me autor përsëri Kubazin duke barazuar shifrat në 2-2.
Dhe, spektakli i vertet vjen në minutën e fundit të krejt ndeshjes, ku është përsëri, i njëjti, taleti Geralb Kubazi që me një tjetër të majtë potente shënon golin e tretë dhe të fitores 3-2 të Vllaznisë. Gol që ndez atmosferen në “Reshit Rusi”, të cilët brohorasin fitoren emocionuese të Vllaznisë dhe në mënyrë të veçantë autoren e tre golave, Geralb Kubazi.
(Video) Superliga e moshave U-19. Pamje nga ndeshja, Vllaznia-Tirana 0-4(Shkodër, 9 tetor 2022)