Kampionati Kombëtar i futbollit për femra luajti sot tre nga pesë ndeshjet e javës së dytë. Vllaznia, kampione kombëtare në fuqi, e cila mesjavën e ardhshme luan ndeshjen e parë në grupet e Ligës së Kampioneve të Europës, ishte mysafire në Durrës për tu përballur me Teutën vendase.
Për skuadrën e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka, përballja e sotme me bregdetaret ishte si tip nxemje në mënyrë që skuadra të kolaudohet sa më mirë për ndeshjen ndaj Real Madrid që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të enjten e ardhshme të 20 tetorit duke filluar nga ora 18:45.
O me 6 ka përfunduar përballja, Teuta-Vllaznia, ku për skuadrën kuqeblu ka qënë goleadorja Megi Doçi, e cila ka tundur katër herë rrjeten durrsake. Ndërkohë, Esmeralda Franja dhe Maria Bashka janë autore e dy golave të tjerë kuqeblu.
Në dy ndeshjet e tjera të luajtura sot, Tirana fitoi derbin e kryeqytetit me Kinostudion 6-2, ndërkohë që Lushnja u mund në shtëpi nga Skënderbeu 0-1. Në program për tu luajtur ka qënë edhe ndeshja Laçi-Kukësi, por për disa parregullsi në unformat e Laçit ajo nuk është zvilluar.
Ndërkohë, ndeshja Partizani – Apolonia, do të luhet të dielen, çifti i parë në orën 13:00.
Pavarësisht nga rezultatet e ditës së diele, tabelën e klasifikimit e kryeson Vllaznia me 6 pikë dhe me golaverazh shumë pozitiv, 14-0.