Zvicra e nis me “këmbë” të mbarë rrugëtimin në Kupën e Botës Katar 2022, ndërsa ia ka dalë të fitojë një ndeshje shumë të vështirë përballë Kamerunit.
Përfaqësuesja zviceriane mori fitoren minimale 1-0 dhe momentalisht edhe kreun e Grupit G, ndonëse ende nuk është luajtur sfida mes Brazilit dhe Serbisë.
Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll pa gola, megjithatë vlen të theksohet se rastet nuk munguan nga Kameruni, ku në disa raste Sommer bëri shpëtimtarin, ndërsa edhe Onana ndali në një moment Xhakën nga shënimi i golit.
Nga ana tjetër Zvicra mundi që të marrë avantazhin dhe të shënojë golin e vetëm të kësaj sfide në minutën e 48’ kur Embolo shënoi pas një asisti nga Xherdan Shaqiri. Ndërkohë vlen të theksohet se edhe Granit Xhaka bëri një performancë të mirë në takimin debutues në Katar 2022.
Pas ndeshjes së parë Zvicra ka 3 pikë, ndërsa Kameruni ka zero pikë.
Zvicër-Kamerun (1-0)
Kupa e Botës Katar 2022