Friday, December 27, 2024

FIFA dhe Adidas vendosin përfundimisht për golin e Ronaldos-Çipi përcaktues

Lexo

Prova falë çipit të instaluar në Al Rihla, i përdorur gjithashtu në zbulimin gjysmë automatik të pozicionit jashtë loje

Goli që zhbllokoi ndeshjen Portugali-Uruguaj, në ditën e dytë të Kupës së Botës 2022, nuk ishte i Cristiano Ronaldos. FIFA tashmë ia kishte dhënë golin Bruno Fernandes, autorit të krosimit, pasi pamjet televizive kishin zbuluar se CR7 nuk kishte devijuar trajektoren, megjithë shkëputjen e madhe dhe ngazëllimin e papërmbajtshëm. Konfirmimi përfundimtar, megjithatë, vjen nga teknologjia dhe në veçanti nga çipi i instaluar në Al Rihla, topi adidas i përdorur në kompeticionin e kampionatit botëror: sensori nuk zbuloi asnjë prekje. Adidas njoftoi se falë një sensori 500Hz brenda topit, dëshmoi se portugezi nuk kishte prekur topin pas krosimit të Bruno Fernandez.

Por si funksionon saktësisht ky sistem inovativ? Shpjegimi vjen direkt nga adidas: brenda topit të ri Al Rihla ka një sensor që gjurmon çdo moment të lojës, mjaft i ndjeshëm për të dalluar prekjen. Teknologjia e lidhur regjistron momentin e saktë të prekjes së topit, me një saktësi prej 2 milisekonda. Kjo veçori kontribuon duke kombinuar të dhënat e gjurmimit të topit të marra nga sensorët dhe duke aplikuar inteligjencën artificial, në funksionimin korrekt të teknologjisë së re gjysmë automatike dhe të pozicionit jashtë loje.

Pas zhvillimeve më të fundit, Kristiano Ronaldo mbetet me një gol të shënuar ndaj Ganës (3-2), ndërsa në total ka 8 gola në pesë Botërorët që ka marrë pjesë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img