E nisur të dielen me tre ndeshjet e para, Kukësi-Teuta 0-1, Bylis-Laçi 0-1 dhe Erzeni-Partizani 3-3, kategoria Superiore e futbollit shqiptar vijon sot me dy duelet e fundit të kësaj jave, Vllaznia-Egnatia dhe Tirana-Kastrioti.
Sfida e parë, ajo në mes Vllaznisë vendase dhe Egnatias mysafire do të luhet në stadiumin “Loro Boriç” duke nisur nga ora 16:30. Ndërkohë, java e 13-të e Superiores mbyllet me çiftin e fundit, atë Tirana-Kastrioti, takim ky që do të luhet në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit duke filluar nga ora 19:00.
Java e 13-të e Abissnet Superiore
E dielë, 11 dhjetor
Kukësi-Teuta 0-1(Shënues: Vila 61’)
Bylis-Laçi 0-1(Shënues: Adeleke 40’)
Erzeni-Partizani 3-3(Shënues: Nonato 9’, Kadriu 90+2’, Kahrimanoviç(p) 90+9’/Cara 14’, Rrapaj 48’, Skuka 55’)
Sot
Vllaznia-Egnatia 16:30
Tirana-Kastrioti 19:00