Monday, May 13, 2024

Futboll Femra-Mbyllet faza e parë. Vllaznia, e shkëputur në krye me 27 pikë, e ndjekin Tirana dhe Apolonia me 24 dhe 21 pikë

Lexo

Me ndeshjet e javës së nëntë, të luajtura të shtunën dhe të dielen e kaluar, është mbyllur faza e parë e Kampionatit Kombëtar të futbollit të femrave. Ndeshja më kryesore e kësaaj jave ishte ajo e luajtur  në kompleksin “Skënder Halili” të kryeqytet mes Tiranës dhe Vllaznisë. Të dyja skuadrat vijin në këtë sfidë me pikë të barabarta, dhe fitorja e Vllaznisë me rezultatin e pastër 0-3, bëri që skuadra shkodrane ta mbyllë fazën e parë si kryesuese e veteme e tabelës së klasifikimit duke u kurërëzuar edhe si kampione e dimrit.

Në ndeshjet e së shtunës, Apolonia u rikthye te fitorja, duke mundur Kukësin me rezultatin e thellë 10-0 me golat e Trokës (4), Hamonikaj, Iliadhit, Memës, Sesut, Levenajt e Demirit. Tre pikë mjaft të vlefshme për fieraket, të cilat i afrohen Tiranës së vendit të dytë.

Nga ana tjetër, Laçi mori fitoren e dytë sezonale teksa mposhti Skënderbeun me shifrat 4-0. Laçjanet e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, duke realizuar tre gola me Krasniqin, Markajn e Ndocin ndërsa në pjesën e dytë, Krasniqi shënoi edhe golin e dytë personal, duke vulosur rezultatin në 4-0.

Edhe Teuta e mbylli me triumf fazën e parë të kampionatit. Durrsaket patën një ndeshje të lehtë në letër, teksa pritën në shtëpi Lushnjen. Sfida përfundoi me rezultatin 6-0 në favor të vajzave bregdetare, për të cilat shënuan Puca, Bushi, Ndrelalaj, Xheci e Malaj (2).

Java e nëntë mirëpriti edhe derbin kryeqytetas Kinostudio – Partizani, që u mbyll në favor të të kuqeve me rezultatin 2-3. Të kuqet kaluan të parat në avantazh me Beqiragën e Goron, ndërsa Kinostudio ngushtoi rezultatin me Baftian. Në fraksionin e dytë, Leba realizoi edhe golin e tretë për Partizanin, ndërsa Fejza shënoi golin e dytë për Kinostudion, por që nuk e ndryshon rezultatin final 2-3 në favor të Partizanit.

Ndeshjet e javës së nëntë në kampionatin e vajzave:

Kinostudio 2-3 Partizani

KF Teuta 6–0 Lushnja

Apolonia 10–0 Kukësi

KF Laçi 4–0 Skënderbeu,

Tirana 0–3 Vllaznia

 

Renditja aktuale:

Vllaznia 27 pikë

Tirana 24 pikë

Apolonia 21 pikë

Partizani 16 pikë

Kinostudio 15 pikë

Teuta 9 pikë

KF Laçi 7 pikë

Kukësi 6 pikë

Skënderbeu 3 pikë

Lushnja -3 pikë

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img