Monday, November 25, 2024

(Video) Goli i Megi Doçit ndaj Real Madrid, në “Top 10” e golave më të bukur Women’s Champions League në fazën e grupeve

Lexo

Goli i shënuar nga futbollistja e Vllaznisë, Megi Doçi, në transfertë ndaj Real Madrid për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve të Europës në futboll femra, ka marrë vemendjen, jo vetëm të publikut të pranishëm në stadiumin “Alfreda Di Stefano” të Madridit që në fakt nuk ia kurseu duatrokitjet, por edhe të organizatorëve të kompeticionit Europian.

Ka qënë minuta e pestë e sfidës të së enjtes së kaluar kur Vllaznia kishte të drejtën e një goditje dënimi në distancë rreth 25 metër  nga porta madrilène.

Ekzekutimin për skuadrën kuqeblu, e merr përsipër bombarduesja e portave kundërshtare, Megi Doçi, ajo që deri më tani numëron mbi 600 gola të shënuar gjatë karrieres së saj sportive.

Megjithë përpjekjet e portjeres madrileve Meline Gerard, goditja perfekte e Megi Doçit ka përfunduar direkt në rrjetën e portës së Realit. Vllaznia në avantazh 0 me 1, ku përpos golit mjeshtror, Doçi futet në histori edhe si autore e golit të parë të një ekipi futbolli shqiptar në kompeticionin e UEFA Champions League-faza e grupeve me 16-të ekipeve më të mira europiane.

Por, nuk mjafton me kaq, sepse goli i Megi Doçit është vlerësuar nga sektori teknik i UEFA Women’s Champions League duke u përfshirë në 10 golat më të bukur për ditën e 6-të ndeshjeve në fazën e grupeve 2022-2023. Një vlerësim ky që e rritë akoma tepër reputacionin e Vllaznisë në arenën ndërkombëtare.

(Video) “Top 10”-Ndiqni dhjetë golat më të bukur të UEFA Women’s Champions League në ditën e gjashtë të ndeshjeve në grupe, duke filluar nga a ii futbollistes së Vllaznisë, Megi Doçi, shënuar ndaj Real Madrid.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img