Egnatia ka rinovuar me një nga lojtarët më të rëndësishëm. Klubi nga Rrogozhina, që luan sezonin e dytë radhazi në Superiore dhe synon një biletë europiane, ka firmosur akord të ri me Michael Agbekpornu.
24-vjeçari ganez luan në qendër të mesfushës, bën mirë të dy fazat e lojës dhe është një “digë” përpara mbrojtjes së skuadrës së Shpëtim Duros, që aktualisht renditet në vendin e tretë në kampionat.
Agbekpornu do të jetë pjesë e Egnatias deri në verën e vitit 2025. Lojtari afrikan numëron 38 ndeshje në total me skuadrën shqiptare, teksa golin e parë në Superiore e festoi në triumfin 2-0 ndaj Laçit më 13 nëntor të këtij viti.
Njoftimi zyrtar i klubit:
“Michael Agbekpornu rinovon deri ne 2025. Pas paraqitjeve shumë pozitive të futbollistit Agbekpornu, klubi ka vendosur të zgjasë bashkëpunimin me të deri në fund të sezonit futbollistik 2025.”