Monday, January 19, 2026

Sulmi i Teutës në vështirësi, Hebaj e Kapllanaj janë larguar ndërsa Gruda dëmtohet

Lexo

- Reklamë -spot_img

Teuta i është rikthyer përgatitjeve për ndeshjen me Kastriotin që do të luhet ditën e shtunë ora 16:00, sfidë që është e vlefshme për javën e 16-të të “Abissnet Superiore”.

Për duelin me krutanët, durrsakët duhet të improvizojnë gjithë repartin e sulmit. Largimet e Rubin Hebajt dhe Dejvid Kapllanajt kanë lënë boshllëk në formacionin e djemve të detit, teksa tashmë mungesa e tyre nis të ndjehet.

Në këto kushte Edi Martini është në një situatë shumë të vështirë, pasi duhet të përshtatë lojtarë të tjerë në një rol të ri, teksa sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, por edhe Ildi Gruda i cili supozohej të merrte mbi super përgjegjësinë e golave në pjesën e mbetur të sezonit, është dëmtuar dhe me shumë gjasa nuk do të jetë i gatshëm ndaj Kastriotit, duke shtuar kështu hallet e teknikut të durrsakëve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Partizani u rikthye te fitorja në kampionat,pas tre humbjeve radhazi

Partizani-Teuta 2-1(Toma 32,Kontreras 90+3/Jazxhi 80) Partizani:Qirko,Kola,Janjeva,Sembene,Atanaskoski,Kote(Mehmeti 70),Ismaili(Qaka 82),Human,Bintsuka(Skuka 82),Toma(Kontreras 70),Isgandarli(Sulo 78) Trajner:Oltion Kërnaja Teuta:Selmani,Toli,Zhongo,Jazxhi,Përgjoni,Fadairo(Fofana 46),Maçolli,Uotlai(Beshiraj 70),Ismajli,Eva(Daci 61),Jurgens Trajner:Enkelejd Dobi Gjyqtarë:Erjon Bastari,Gerald Cenolli(Tiranë),Edlir...
- Advertisement -spot_img