Klubi i Futbollit Vllaznia po bën përpjekje të vazhdueshme për të krijuar partneritete me Klube të ndryshme me qëllim zhvillimin e projekteve të përbashkëta.
Siç është bërë publike, tashmë po bëhen përpjekje të shumta për afirmimin e të rinjve duke studiuar me shumë kujdes mundësitë e transferimit në liga më të forta. Më herët presidenti Alban Xhaferi, pati takim me disa drejtues klubesh ku më i rëndësishmi ishte me Presidentin e Paris St.German.
Së fundmi Sekretari i Përgjithshëm i Klubit të Futbollit Vllaznia, Blendi Dibra ka postuar një foto në profilin e tij facebook me Drejtorin e Klubit të Futbollit Monaco, Jeremy Cotinjo ku është shprehur interesim për të riun Rejan Alivoda, destinacioni i ardhshem i të cilit duket të jetë kampionati francez.
Sipas informacioneve departamenti i Skout të Monako po kalon në skanim yllin kuqeblu te përfaqësueses shqiptare, interesi ndaj të cilit duket në rritje. Nga ana tjetër ajo çfarë mund të thuhet më konkretisht është një ftesë zyrtare që ka mbërritur nga AC.Monaco për drejtuesit e KF.Vllaznia për të diskutuar në lidhje me Strategjitë e Zhvillimit të rinjve. Ky takim do të mbahet me daten 7 Shkurt 2023 në stadiumin e Klubit të Futbollit Monaco në Francë.