Superliga shqiptare zbret në fushë ditëne e sotme për të parën herë për vitin 2023. Java e 16-të e kampionatit shqiptar do të luhet e ndarë në dy ditë. Duele tepër interesante dhe me shumë rivalitet do të jenë ato që do të startojnë ditën e sotme, duke nisur nga dy sfidat e para të orën 13:00 ku Bylis pret në shtëpinë e saj Kukësin, ndërsa Laçi do ketë si vizitor Tiranën.
Partizani dhe Vllaznia do të ndeshen në orën 16:00, në stadiumin Partizani. Rivaliteti i madh në këtë takim i cili cilësohet dhe si supersfida e javës.
Ndërkohë dy ndeshjet e tjera do të zhvillohen më 14 janar. Fillimisht do të luhet Egnatia-Erzeni në orën 13:00, për t’i lënë vendin Teuta-Kastriotit në orën 16:00.
Java e 16 e “Abissnet Superiore“-s:
E premte, 13 janar
13:00 Bylis – Kukësi
13:00 Laçi – Tirana
16:00 Partizani – Vllaznia
E shtunë, 14 janar
13:00 Egnatia – Erzeni
16:00 Teuta – Kastrioti