Thursday, December 5, 2024

(Pas ndeshjes) Josa, i kënaqur me fitoren ndaj Partizanit. Trajneri kuqeblu kërkon fitore të tjera radhazi për të kapur kreun e klasifikimit

Lexo

“Jam i kënaqur për fitoren, lojtarët po më përgjigjen pavarësisht problemeve që kemi pasur. Është shumë e rëndësishme të fitosh në transfertë përballë Partizanit kryesues. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, por duhet të finalizonim. Në pjesën e dytë nuk jam i kënaqur me 20 minutat e para, pasi humbëm shumë lehtë topin. Por më pëlqeu reagimi i lojtarëve, që pas pësimit të golit.”, shprehet fillimisht trajneri kuqeblu.

Më pas, duke folur për një Vllazni të vërtetë pa oshilacione, Josa, thotë:”Të gjithë duam vazhdimësi në rezultate. Duhet të jemi me këmbë në tokë, kemi pasur probleme me dëmtimet dhe kemi pasur oshilacione. Nuk u zgjidhën problemet pas kësaj fitoreje. Duam disa fitore rresht, është shumë e vështirë për t’u arritur.”

Njëshi i pankinës kuqeblu, tregon edhe për bisedën që ka zhvilluar me futbollistët e tij në dhomat e zhveshjes. “Festoni nja 10 minuta por keni punë përsëri”. Qëndrimi karshi të gjitha hallkave që përbëjnë skuadrën, duhet të jetë i njëjtë, në fitore apo humbje. Duhet të kemi parasysh që edhe skuadrat e tjera luajnë futboll.”, i ka thënë skuadrës në dhomat e zhveshjes.

Ndërkohë, i pyetur nga “Oversport” për Mehdi Çobën, autorin e golit të dytë që id ha Vllaznisë tre pikëshin, professor Josa, tha:”Çoba? Bëri golin por harruat që humbi 5 herë topin!”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img