Monday, January 19, 2026

Zyrtare, Bekim Balaj, në formacionin e parë, anti-Erzeni. Vllaznia, kërkon tre pikën në sfidën e sotme ndaj shijakasve

Lexo

- Reklamë -spot_img

Erzeni dhe Vllaznia, janë gati për startin e ndeshjes së javës së 19-të të kategorisë Abissnet Superiore. Ndeshja në fjalë do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit duke filluar nga ora 19:00, ndërkohë që për momentin skuadrat janë në fushën e lojës duke zhvilluar nxemjen e zakonshme.

Drejtuesit kuqeblu kishin paralajmëruar që ditën e djeshme për aktivizimin e blerjes më të re, Bekim Balaj, nga minuta e parë në këtë ndeshje. Dhe, tashmë një gjë e tillë është zyrtare, pasi shtatlarti shkodran është përfshirë në formacionin e parë duke sjellë kështu një lajm shumë të mirë për kampin kuqeblu.

Kjo është ndeshja e tretë për Bekim Balaj, që prej momentit të firmosjes për Vllazninë që aktivizohet me kuqeblutë. Në dy sfidat e para, me Laçin në stadiumin “Loro Boriçi” dhe ndaj Bylisit në transfertë, bjondi shkodran është aktivizuar si zëvendësuaes në pjesët e dyta, ndërsa, sot do të jetë në lojë nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare të ndeshjes:

ERZENI: Xhika, Iljazi, Krasniqi, Kahrimanoviç,  Kriviçiç, Mehmeti, Alan, Peposhi, Ademi, Nonato, De Souza. Trajner: Xhevahir Kapllani

VLLAZNIA: Zogoviç, Smajli, Shehi,Heriç, Gurishta, Hakaj, Jonuzi, Alivoda, Hoxhaj, Balaj, Mala. Trajner: Mirel Josa

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Tirana ndalet sërish, Adeloje shpëton Vorën në minutat e fundit

Vora-Tirana 1-1(Adeloje 81/Ndong 51) Vora:Harizaj,Zuna,Repaj,Shehi,Vrapi,Tabaku(Daka 65),Dalipi(Adeloje 74),Barjamaj,Bardhi(Kasalla 65),Ruzgis(Felipe 65),Geci(Prenga 74) Trajner:Eldiano Topi Tirana:Tafas,Vera,Lleshi,Kortes,Ndong,Myslovic,Silva,Alvarez,Tabeku,Ernest,Xhixha(Haxhiu 69) Trajner:Ardian Nuhiu Gjyqtarë:Dorjan Maletaj(Tropojë),Xhuljan Rroshi(Divjakë),Jetmir Podgorica(Shkodër),Klodian Prenga(Laç) Var:Indrit...
- Advertisement -spot_img